InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

BUKUROSHE, FAQET ME NGJYRA (Poema e vuajtjeve ekstreme)

30 Gusht, 2020
in Kulturë, Të ndryshme
A A
BUKUROSHE, FAQET ME NGJYRA (Poema e vuajtjeve ekstreme)
Poezi nga Vulnet MATO

Moj bukuroshe me faqet gri.
s’të gjej dot ku rri me shpi!
-Unë or djalë, kam shtëpinë,
te barakat me llamarinë…


-Si jeton aty, moj faqe gri,
punon baçe, apo mjel dhi?
-Nuk mjel dhi, as punoj baçe,
Mbledh bidona dhe kanaçe.


-Ç’i do vjetërsirat që u vjen era,
hedhur kazanëve me plehra?
-Të jenë hedhur dhe në gjiriz,
me to ha bukën, me qep e gjizë!


-Ku ndodhen barakat, ku fle ti,
moj bukuroshe, me faqet gri?
-Atje poshtë, ku zgjatet Lana,
ku ujërat e zeza, derdh Tirana.


-Si jeton aty, moj vajz’ e mirë,
ku dhe ajri, bie era thartirë?
-S’kam ç’bëj, këtu më kanë lënë,
Të vuaj bashkë, me bab’ e nënë…

* *
-Moj bukuroshe faqe bardhoshe,
banon në Durrës, në cilën qoshe?
-Megjithëse jam vajzë nga qyteti,
banoj në çadrat që ngriti tërmeti…


-Si rri në çadër, mes vapës e shiut,
ku dhe fryma, i mungon njeriut?
-Jam dënuar me vuajtje të rënda,
të duroj, ç’bie jashtë, bie brenda…


-Po ju nuk keni kushte higjienike,
as si ata të kohës parahistorike!
-Ne jemi më keq se njerëzit e egër,
as si në Afrikë, ku rrojnë fiset negër.


-Si ia bëni për banja e nevojtore,
se ato çadra, s’janë as si fjetore?
-Rrimë në radhë gjithë natën jashtë,
te gropat wc, rrethuar me kashtë.


-S’paska vuajtje, më keq se tek ju.
moj bukuroshe e baltës gjer në gju.
-Janë dhe bukuroshet e Thumanës,
që presin shtëpi nga kokat e Tiranës.


-Tërmeti ka rënë, para një viti,
qeveria çadrat, provizore i ngriti!
-Shteti bukurinë, na shëmtoi fare,
na la në baltën e fjalës gënjeshtare.


-Pas tërmetit dhe koronavirusi,
ka rrezik, thellë nën baltë t’ju fusi.
-Tani falemi e lutemi, te Shënanoi,
mbase kisha e Laçit, do na shpëtojë!..

Të Lidhura

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 
Aktualitet

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 

15 Maj, 2026

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com