Mësuesi 55-vjeçar nga Rrësheni, Gjon Kola, humbi betejën me koronavirusin pas 10 ditësh i shtruar në spital.
Menjëherë në rrjetet sociale vërshuan dedikimet nga të afërmit dhe miqtë. Një ndër miqtë e tij, gazetari Gjergj Marku ka publikuar foton dhe një dedikim prekës në rrjetet sociale.
“Gjoni do të mbahet mend si mësuesi i përkushtuar dhe veprimtar shoqëror tepër aktiv, njeri i besës dhe i fjalës së drejtë, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshëm”, shkruan Marku.
COVID shuan mesues Gjonin!…
(Mesuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dale luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikellim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert.
Gjoni do te mbahet mend si mesuesi i perkushtuar dhe veprimtar shoqeror teper aktiv, njeri i beses dhe i fjales se drejte, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshem.
Mua me ka rene ta njoh qe para ’90-s ne nje pritje unike qe me ka bere me nje grup studenteve te arteve nga Tirana, atje ne kullen e tij bujare e mikpritese ne Ndershene te Oroshit ku dhe ka lindur.
Qofsh i bekuar mesues Gjoni edhe ne ate jete!)