Nga Irena PROGNI
Bëje shëndetësinë në Shqipëri, që t’ju shërbejë të gjithë shqiptarëve, njerëzve të thjeshtë e politikanëve, sepse jeta e tyre vlen njësoj, në mos, jeta e të parëve vlen e dhemb shumë më shumë!
Turqia, ku dërgon njerëz për shërim, është mbi 82 milionë banorë e ti, a je e a s’je as 2 milionë sot, e prapë ti nuk je në gjendje të ngresh një sistem shëndetësor funksional për kaq pak qytetarë, të cilët me kontributet shëndetësore, që kanë paguar ndër vite, e kanë ndërtuar disa herë këtë sistem, po të mos e kishe vjedhur ti me PPP-të e tua!
Unë, siç mijëra qytetarë të tjerë, kam paguar shuma të mëdha kontributesh shëndetësore qysh 25 vjet, ndërkohë, në dyert e sistemit tënd shëndetësor, duhen para pafund ta marrësh këtë shërbim, e larg qoftë në nevojë, duhet të jesh milionere si Vilma jote apo politikuajë si sëra jote, të të dërgojnë tek turku, tek sivëllau yt, për shpëtim! Monstër qeverisëse!











