InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Situatë e frikshme në vend, tjetër numër i lartë me raste të reja, të shtruarit në spitale e kalojnë për herë të parë 100-ndëshen

16 Korrik, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Viktima e 9 me koronavirus, ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 52-vjeçare

Situata e Covid 19 në vendin tonë vijon që të mbetet serioze ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 qytetarë, mes tyre dhe një 44-vjeçare nga Tirana që sipas MSH-së nuk kishte sëmundje shoqëruese përveç obezitetit.

Ndërkohë që aspak e mirë është gjendja dhe në të dy spitalet Covid ku po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar. Është hera e parë që prej fillimit të pandemisë që numri i personave të shtruar në spital është më shumë se 100.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

Njoftimi i plotë i Ministrisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kurdo kur është e mundur, rekomandohet puna nga shtëpia.

Rikujtojmë qytetarët se: Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.

Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga Covid19.
Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Të Lidhura

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026
Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar

31 Maj, 2026
Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec
Aktualitet

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec

31 Maj, 2026
Rama: Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës europiane
Aktualitet

Rama: Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës europiane

31 Maj, 2026
Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026
Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

TË FUNDIT

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar

31 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com