Soprano e njohur, Ermonela Jaho, i është bashkuar protestës për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Në një postim në Facebook, Jaho shkruan se “kur njerezit nuk arrijne ti zgjidhin mosmarreveshjet dhe vendosin te luftojne njeri-tjetrin, e verteta eshte viktima e pare…”
Përmes një emoji në lot, soprano e ka shoqëruar shkrimin edhe me dy foto, njëra nga shembja e godinës së Teatrit dhe tjetra nga përplasja e policisë me artistët.