Nga Rajmonda BASHA
Mendimet të lodhin. Të çojnë në vise të largëta , në kohë që mendon se janë fshirë. Kanë humbur. Por, jo. Vjen një moment që shfaqen krejt papritur.
E në atë moment sikur të krijohet një zbrazëti, e ndonjëherë sikur mbushesh me jetë. Mendimet të lodhin. Të lodhin në mënyrën si i sjell, si i përjeton, si i ke kaluar.
E nëse janë të bukura, të shfaqin një buzëqeshje që kalon fluturimthi, duke ndërprerë me një stuhi të keqe . E pas ksaj mundohesh të sjellësh diellin . E si për inat është e vështirë.
Përsëri mendimi i padëshirueshëm të pështjellon , të merr frymën, të lodh. Me shpejtësi mundohesh të dalësh, të arratisesh nga ky burg.E përsëri mundohesh, përsëri, e përsëri.
Përpëlitesh që të dalësh. E kur e shef që nuk mundesh, robërohesh e qëndron. Qëndron për tu përballur. Qëndron për tu lodhur. E mallkon veten pse po mendoje.
Por…
Gjithsesi ky mendim ishte në tefter. Një ditë do të shfaqej. Mjafton mos të bëhet rezident…











