Nga Shpetim Axhami, Kryetar i PLL
Duhet Dita e Dëshmorëve, por ajo kurrë nuk duhet të jetë data 5-Maj.
Çdo komb ka dëshmorët e vet.
Po ashtu edhe kombi ynë, duhet të jetë krenarë, sepse ka heronjtë dhe deshmorët e vet, të rënë për komb dhe atdhe, për liri dhe demokraci.
Një ditë për nderimin e tyre, duhet që normalisht të ketë, kur të gjithë sëbashku të perulemi përpara tyre.
Kjo dite kurrë nuk mund të jetë 5 Maj, ajo me patjetër duhe të jetë ditë tjetër, siq mund të jetë fare mirë ajo e 7 Prillit.
Historia e Shqipërisë nuk fillon me 8 Nentor 1941, ajo fillon shume më shpejt.
Me 8 Nentor, të pasuar me 5 Maj etjer…fillojnë ditët e shkatërrimit të historisë dhe ditët e mohimit të shumë prej dëshmorëve të vërtetë, ku një vend kryesorë zënë ato nacionalistë, që u sakrifikuan për një Shqipëri dhe për një komb etnik ndryshe, pa komunizëm dhe pa vëlla-vrasje.
Për PLL dëshmorët e atdheut janë të nderuar dhe të lavdishëm në çdo ditë, ato janë pjesë e historisë kombëtare.
Data e nderimit duhet të jetë një datë tjetër më gjithpërfshirëse.
Historia duhet të shkruhet ashtu siq është në të vërtetë.











