SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19.
Sipas statistikave të universitetit John Hopkins, deri më tani janë shënuar 20,457 viktima dhe janë infektuar 526,391 persona.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 31,270.
Nju Jorku mbetet shteti më i prekur me 6,367 viktima dhe mbi 100 mijë të infektuar.
Më herët presidenti amerikan Donald Trump përmes një video mesazhi për Pashkët, tha se SHBA po e fiton betejën ndaj Covid-19.