InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA mban numrin rekord, si paraqiten shifrat e fundit mbi pasojat e COVID-19 në vendet më të prekura

4 Prill, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
SHBA mban numrin rekord, si paraqiten shifrat e fundit mbi pasojat e COVID-19 në vendet më të prekura

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të përballen me rritjen e frikshme të shifrave në lidhje me pandeminë e koronavirusit pasi nga të dhënat e fundit mësohet se kanë humbur jetën në total 7 403 persona. SHBA-ja tashmë është vendi i parë në botë për numrin e lartë të të infektuarve, 277.533 të tillë. 50 787 persona vijojnë të jenë në terapi intensive në gjendje kritike për jetën. Gjithsej në Amerikë janë shëruar 12 283 persona.

Në Greqi ka shkuar në 67 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Orët e fundit janë shënuar 4 raste të reja në shtetin helen. Ndërkohë numri i të infektuarve në Greqi ka arritur 1643. Sipas Ëorldometers, 92 janë në gjendje kritike për jetën. Në nivel kombëtar Greqia ka zhvilluar mbi 20 mijë testime.

Në Spanjë, 809 persona kanë humbur jetën në Spanjë në 24 orët e fundit. Autoritetet lokale njoftuan se numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 11.744 persona. Mbi 7.026 të tjerë kanë rezultuar të infektuar duke e rritur akoma më tej numrin, rreth 124 mijë. Ky numër e bën që Spanja të ketë një numër më të lartë të infektuarish se Italia. Megjithëse numrat janë ende të larta, në Spanjë ka shpresë. Kjo është e dyta ditë rresht që numri i të vdekurve ka rënë dhe gjithashtu hera e parë në 3 ditë që numri i viktimave ka rënë nën 900. Edhe numri i të infektuarve është më i ulët se të premten. Kjo ka bërë që ministri i Shëndetësisë të njoftojë se këtë javë vendi mund të ketë arritur pikun.

Nuk duhet ulur vëmendja, epidemia e koronavirusit po shkakton ende shumë viktima dhe numri i të prekurve, pavarësisht se është stabilizuar, nuk po ulet ndjeshëm. Ky është mesazhi i mbrojtjes civile, virologëve, mjekëve dhe shkencëtarëve në Itali, që i kërkojnë popullatës të vazhdojë përpjekjet dhe të respektojë izolimin. Për këtë arsye, në këto ditë, dhe për javën e ardhshme, që sjell edhe pashkët, do të intensifikohen kontrollet.

Italia në fakt, në bilancin e fundit, ditën e premte, raportoi 766 viktima të reja dhe 2339 raste të reja me Covid 19. Ndërsa numri i mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën në këtë përballje, ka shkuar në 77. Për komisionerin italian për emergjencën, Domenico Arcuri, beteja kundër koronavirusit vazhdon pa pushim dhe nuk duhet menduar ende se ne po e fitojmë atë.

Kina ka mbajtur zi për viktimat e shkaktuara nga koronavirusi duke qëndruar tre minuta heshtje. Gjatë kësaj kohe e gjithë Kina “ndaloi”. Në 10:00 me orën lokale, njerëzit qëndruan pa lëvizur për 3 minuta. Pas kësaj makinat, trenat dhe anijet u ranë borive ndërsa flamujtë u ulën në gjysmë shtizë. Rasti i parë me koronavirus u zbulua në qytetin Ëuhan. Që nga ai moment, virusi ka përfshirë botën duke infektuar më shumë se 1 milionë njerëz dhe duke vrarë rreth 60 mijë prej tyre. Në Wuhan, epiqendrën e pandemisë, dritat e trafikut u bënë të gjitha të kuqe gjatë 3 minutëshit për të ndaluar trafikun. Qeveria kineze tha se kjo ngjarje është një mundësi për të respektuar “martirët”, duke iu referuar 14 mjekëve që humbën jetën për shkak të virusit. Aty përfshihej edhe Li Ëenliang, doktori nga Ëuhan-i që vdiq nga Covid-19 pasi u qortua nga autoritetet se tentoi të paralajmëronte të tjerët rreth sëmundjes.

Kjo ditë ishte vendosur disa ditë më parë për të përkujtuar më shumë se 3.300 vetë që humbën jetën me Covid-19

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

TË FUNDIT

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com