Mbrëmjen e kaluar tre persona janë nisur me ambulancë nga qyteti I Korçës për në Tiranës pasi dyshohet të jenë infektuar me koronavirus.
Burime bëjnë me dije se pas trajtimit në Spitalin rajonal të Korçës pacientët e dyshuar me COVID-19 janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Paraprakisht raportohet se të dyshuarit me virus janë një një çift të moshurish si edhe një punonjës I një lokali.
Deri ditën e djeshme është raportuar nga autoritetet se janë testuar gjithsej 778 persona nga të cilët 76 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa janë shëruar 3 të tjerë si dhe janë ndarë nga jeta 2 persona, një e moshuar nga Durrësi dhe një tjetër në Lushnje.