InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Promovimi/ Dr. Rovena Vata: “Lahuta e Malcís” në gjuhën frënge, kontribut i çmuar i autorit për dimensionimin e figurës së Fishtës

20 Mars, 2020
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
Promovimi/ Dr. Rovena Vata: “Lahuta e Malcís” në gjuhën frënge, kontribut i çmuar i autorit për dimensionimin e figurës së Fishtës

Më datë 08.03.2020 u promovua nga shoqata mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren, “Lahuta e Malcís”, përkthyer nga Abidin Krasniqi në gjuhën frënge.

Dr. Rovena Vata dhe Abidin Krasniqi, përkthyes i vepres “Lahuta e Malcis” në gjuhën frënge

Për të folur për veprën e Abidin Krasniqit në gjuhën frënge, ishte e ftuar studiuesja shqiptare Dr. Rovena Vata, ku në fjalën e saj, ndër të tjera, Dr. Vata, tha: “Lahuta e At Gjergj Fishtës është sjellë së fundi në gjuhën frënge, përkthyer nga Abidin Krasniqi, vitin e kaluar, në vitin 2019.

Dr. Rovena Vata

Abidin Krasniqi është një djalë nga Dardania nga Kosova, pasi të atin e ka nga Prizreni dhe të ëmën e ka me origjinë frënge. Ai ai falë dashurisë së madhe për Shqipërinë, por mbi të gjitha i ushqyer me veprën e At Gjergj Fishtës, ka arritur që “Lahutën e Malcís” ta sjellë edhe në gjuhën frënge, jo vetëm për lexuesin francez, por për të gjithë frëngjishtnjohësit në botë.

Kështu që “Lahuta e Malcís” në gjuhën frënge na vjen me disa të dhëna, të cilat nuk i ka origjinali në gjuhën shqipe. Përkthyesi i kësaj vepre, shkruan për At Gjergj Fishtën, për ta njohur më mirë populli francez, mbi disa të dhëna, se: Ku ka lindur At Gjergj Fishta, kush ishin prindërit e tij, kush ishte familja e At Gjergj Fishtës, si u shkollua At Gjergj Fishtës, kush e dalloi Fishtën si talent dhe si kapacitet intelektual.Bashkëpunimet që pati At Gjergj Fishta, shërbesat e tij prej prifti katolik françeskan, bashkëpunimin dhe miqësinë, që At Gjergj Fishta pati me Abat Preng Doçin, të quajtur ndryshe edhe truri i Mirditës.

Bashkëpunimi mes Fishtës dhe Abatit të Mirditës, u evidentua jo vetëm nga historiografia shqiptare dhe ajo botërore, por edhe nga vetë Vatikani.Njohjen zyrtare, shtetërore dhe diplomatike, të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizuar nga At Gjergj Fishta, në vitin 1922, përmes lobimit të tij prej 3 muajsh, fillimisht në New York, Boston dhe Washtington DC dhe së fundi, është dhënë një detaj shumë i rëndësishëm, siç është krijimi i revistës më serioze, shkencore, kulturore dhe artistike nga vetë At Gjergj Fishta, “Hyllin e Dritës”, në vitin 1913, një vit pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Me 22 shkurt të vitit 2020, u promovua pikërisht kjo Lahutë e përkthyer nga Abidin Krasniqi në gjuhën frënge, në qytetin historik të Lezhës dhe ajo çfarë ishte shumë e veçantë në këtë promovim, pasi promovime të kësaj lahute të përkthyer në gjuhën frënge janë bërë edhe më herët, sapo ajo doli nga shtypi, ishte fakti se promovimi i datës 22 shkurt të 2020, është bërë nga i gjithë gjaku i At Gjergj Fishtës, në Zadrimë, në Domgjon dhe kudo, ku ata jetojnë nëpër botë.

Ky promovim i realizuar nga gjaku i At Gjergj Fishtës, u bë i mundur nën kujdesin e gjakut të At Gjergj Fishtës, nga Domgjoni i Mirditës Besnik Paci dhe historiani Paulin Zefi”. /InfoPressAlbania/

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com