InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pukë/ Konflikt mes socialistëve dhe “rilindasve” në këshillin bashkiak. Mocion mobesimi për kreun e këshillit. Shpërthejnë komentet e qytetarëve: “Fol Enver, të lumtë goja!”

29 Janar, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Pukë/ Konflikt mes socialistëve dhe “rilindasve” në këshillin bashkiak. Mocion mobesimi për kreun e këshillit. Shpërthejnë komentet e qytetarëve: “Fol Enver, të lumtë goja!”

Në një klimë tejet të ashpër dhe konfliktuale është zhvilluar dje mbledhja e këshillit të bashkisë Pukë, ku një grup këshilltarësh kanë paraqitur kërkesën për mocion mosbesimi ndaj kreut të këshillit Enver Sulejmani.

Kjo pikë e nxehtë e rendit të ditës, ka precipituar në konflikte dhe fyerje në mes të këshilltarëve, të cilët prej kohësh janë profilizuar në dy grupime, ku nga njëra anë janë mbështetësit e kreu të bashkisë, të cilët përpos makinacioneve të shumta gjenden në minorancë dhe nga ana tjetër janë një grup këshilltarësh që janë të vendosur për ti bërë bllokadë zullumeve të kreut të bashkisë Gjon Gjonaj.

Votimet moniste të 30 qershorit, ku dukshëm qytetarët dhe zgjedhësit pukjanë me bojkotin masiv kanë dhënë verdiktin e tyre kundër kandidaturës së ‘rilindjes” të përfaqësuar nga Gjon Gjonaj, janë dëshmi e qartë e dështimit të pluralizmit dhe të parimeve të demokracisë, të cilat në themel të tyre kanë votën e lirë dhe përfaqësimin politik.

Prej kohësh, ky këshill është ngërthyer në debate të ashpra, ku projektet e paraqituara nga administrata, në të shumtën e rasteve vijnë në frymën e mungesës totale të transparencës, duke shpërfillur rolin dhe aspektin vendimmarrës të këshillit.

Prej kohësh një grup këshilltarësh gjenden nën presionin e vazhdueshëm të kreut të bashkisë, i cili nuk kursen makinerinë shtetërore dhe makinacionet e pista që burojnë nga përdorimi i pushtetit, me qëllim influencimin në numrat vendimarrës të këshillit.

Mbledhja e djeshme dhe cdo seancë e deritanishme e këtij këshilli, është tregues i përdorimit dhe trajtimit të pushtetit për qëllime personale nga ana e kreu të bashkisë, i cili prej kohësh është përfshirë në një aferë korruptive që synon tjetërsimin e pronës publike për qëllime të biznesit të tij dhe që me metoda tinëzare përpiqet ta kamuflojë me vendimmarrjet e këshillit bashkiak.

Kjo është vija ndarëse që ka cuar palët në llogore të ndryshme, por që me kalimin e kohës është mbarsur dhe me ndërhyrjet prepotente dhe kërcënimet direkte të kreut të bashkisë ndaj disa këshilltarëve dhe që pritet të përshkallëzohet me qëndrime akoma më të ashpra me mocionin e mosbesimit ndaj kreut të këshillit, duke rrëzuar kështu, jo thjeshtë një individ, por duke goditur modelin e drejtimit të këshillit, i cili deri tani ishte tërësisht jashtë funksionit dhe shërbente si amplifikator i mendimeve dhe synimeve gllabëruese të kreut të bashkisë.

Në faqen e saj zyrtare, bashkia është mjaftuar me pak rreshta mbi këtë seancë, duke injoruar rolin e informimit publik dhe duke shkapërcyer interesin qytetar.

Pas publikimit në faqen zyrtare, duke u mjaftuar me argumentin se një gjë e tillë i kalon për interpretim komisionit të Ligjeve, kanë vërshuar komentet e qytetarëve, të cilët edhe pse nuk janë mbajtur të informuar mbi cfarë ndodh në këshill, kanë qasjen e duhur të vështrimit objektiv të asaj se cfarë ndodh dhe pse është arritur në këtë situatë.

Në komente nuk mungojnë ironitë e qytetarëve apo të tjerë që e parashikojnë akoma më të vështirë situatën, pasi sipas tyre, ka një sfond që bashkëlidhet me zhvillimet politike të brendallojshme. /InfoPressAlbania/

Fotografia e Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare
Fotografia e Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare
Fotografia e Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare
Fotografia e Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare
Fotografia e Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare

Të Lidhura

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com