SPAK merr në dorëzim një tjetër dosje. Bëhet fjalë për atë të ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, e cila akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.
Hetimi për ish-kryebashkiaken e LSI-së, ka nisur gjatë vitit 2019 nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila së fundi ka shpallur mos-kompetencën për këtë dosje, duke ia kaluar SPAK.
Ish-kryebashkiakja e LSI-së, është kallëzuar nga disa qytetarë të Gjirokastrës në SPAK, për shembjen e disa banesave në vitin 2019, me qëllim zgjerimin e një rruge.
Më konkretisht, qytetarët e akuzojnë ish-kryebashkiaken se iu kishte prishur garazhdin e banesës, që ata pretendonin se e kishin me leje, ndërkohë që nuk kishin marrë asnjë dëmshpërblim.