Ish-deputeti rilindas Eduart Ndocaj ju ka thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të rrëzojnë të keqen. Me anë të një postimi në Facebook, Ndocaj thekson se sot e keqja po qeveris vendin.
Sipas tij njerëzit që sot duhet të ishin në burg si Pjerin Ndreu janë vënë në krye të qeverisë vendore. IA bën thirrje që shqiptarët të godasin fort mafien komuniste që po i vjedh çdo ditë.
Postimi i Ndocajt:
Mafia komuniste dhe keqja që ka kapur për fyti Shqipërinë prej kohësh i ka rrënjët te pushteti vendor dhe banditët që e qeverisin. Ajo është ‘themeluar’ nga Edi Rama dhe pasi është ushqyer me krim dhe korrupsion, ka dalë prej andej dhe ia ka marrë frymën pushtetit qendror dhe demokracisë në vend.
Kjo e keqe e madhe që po shkatërron qytetet, vendin, ekonominë dhe perspektivën evropiane të vendit, duhet zhdukur. Pushteti vendor duhet rithemeluar nga e para.
Çdo ditë kjo po bëhet një nevojë urgjente për vendin. Çdo qytetar duhet ta kuptojë se e keqja duhet goditur aty ku ka rrënjët siq eshte Pjerin Ndreu per Lezhen , një bandit që duhet te ishte në burg e jo si kryebashkiak.