Edi Rama deklaroi se PD dëmtoi veten kur vendosi që të djegë mandatet, duke u larguar nga parlamenti.
Teksa u pyet nga gazetarët për krizën politike në vend si dhe për faktin nëse do të kishte sërish një thirrje për opozitën dhe liderin e saj, Lulzim Basha, Rama pohoi se qeveria do ishte e gatshme që të dëgjonte çdo sugjerim.