InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Detajet/ Ç’ndodhi në takimin me dyer të mbyllura të Bashës me përfaqësuesit e OSBE. PD dhe aleatët vendosën që…

19 Nëntor, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Detajet/ Ç’ndodhi në takimin me dyer të mbyllura të Bashës me përfaqësuesit e OSBE. PD dhe aleatët vendosën që…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me aleatët ka takuar në selinë blu për më shumë se një orë një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, Sh.T.Z. George Tsereteli, dhe sekretari i përgjithshëm, z. Roberto Montella.

“Panorama” raporton se Tsereteli gjatë diskutimit i ka kërkuar kryedemokratit Basha si përfaqësues i të gjithë opozitës, që të japin alternativën e tyre për Reformën Zgjedhore. Ndërsa nga ana tjetër mësohet se kryedemokrati Basha u ka shpjeguar pjesëtarëve të delegacionit angazhimin e opozitës për finalizimin e platformës së tyre.

Burimet pohuan se kreu i selisë blu i ka thënë Tseretelit që PD-ja dhe aleatët, prej një muaji tashmë, kanë krijuar një grup pune të ndarë në disa nëngrupe për të përfunduar kapitujt në mënyrë të veçantë për Reformën Zgjedhore. Një tjetër temë diskutimi mes tyre ka qenë edhe mekanizmi që do të bëjë bashkë palët për të diskutuar për një draft final të përbashkët mes opozitës dhe maxhorancës.

Nga burimet brenda takimit mësohet se Basha ka konfirmuar se opozita nuk ulet dot në një tryezë me maxhorancën, pa praninë e ndërkombëtarëve si garanci. Ndërsa nga ana e tij, Tsereteli është shprehur se institucioni i OSBE-së kërkon të ndihmojë palët në këtë proces dhe nuk do të jetë në mbështetje të njërës palë apo tjetrës, ndaj shtoi se pavarësisht çdo përpjekjeje të ndërkombëtarëve, në fund dakordësia do të jetë po ndërmjet maxhorancës dhe opozitës.

Sakaq, opozita e bashkuar e ka vendosur në mënyrë definitive tashmë, që në tryezën e sotme të thirrur nga OSBE dhe NDI të përfaqësohet me 13 anëtarët e grupit të punës për Reformën Zgjedhore. Ndërsa janë mandatuar për të folur sekretari për çështjet zgjedhore i PD-së, Ivi Kaso, dhe Muharrem Caka.

Tryeza e sotme do të trajtojë çështjet e financimit të partive dhe fushatave zgjedhore. Siç gazeta “Panorama” e publikoi pak kohë më parë, opozita e ka gati draftin e saj për këtë pikë. Një ndër propozimet që do të shpaloset nga opozita e bashkuar në tryezën e sotme do të jetë financimi 100% nga shteti i fushatave elektorale dhe kriminalizimi i financimeve private.

Po ashtu, drafti i PD-së ngarkon Komisionin Qendror të zgjedhjeve që të hartojë një listë me materialet e nevojshme për çdo njësi dhe të nxjerrë masën e shpenzimeve për fushatë. Gjithashtu, një tjetër propozim i rëndësishëm i opozitës është vlerësimi i një mandati të deputetit, në mënyrë që të shpërndahet fondi vjetor për partitë politike në bazë të vendeve që ka në Parlament.

Të Lidhura

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Shqipëria të ketë Ditën Kombëtare të Kujtesës për viktimat e komunizmit

23 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti

21 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com