Kuvendi i Shqipërisë njofton mbajtjen e një seance plenare të jashtëzakonshme.
Lajmi vjen pas zhvillimeve të fundit nga ana e Presidencës, kur kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dekretuar si anëtaren e dytë të Gjykates Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.
Sot në orën 13:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar ditën e nesërme zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme.
Mësohet se rendi i ditës do të jetë dekreti i Presidentit për caktimin e Marsida Xhafellarit si anëtare të Gjykates Kushtetuese i cili është cilësuar nga maxhoranca si i papranueshëm.











