InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

“Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur” dhe Presidenti Macron

20 Tetor, 2019
in Opinione, Politikë
A A
“Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur” dhe Presidenti Macron

Nga Boldnews.al

Për të kuptuar një situatë komplekse, asnjëherë nuk mjaftojnë gjërat që duken ose deklarohen publikisht. Arsyet e refuzimit francez nuk mund të shpjegohen thjeshtë ashtu siç e paraqet Kryeministri Rama (dhe Presidenti Macron), me problemet e brendshme të Bashkimit Europian. Padyshim se shkaqet janë shumë të thella dhe të ndërthurura me njëra tjetrën. Në përpjekje për të dalluar atë çfarë ka ngjarë me të vërtetë, për arsye kuptimore është e nevojshme të bëhet kjo ndarje:

Shkaqe të brendshme

Tranzicioni i gjatë dhe me trauma të thella nëpër të cilin ka kaluar Shqipëria, ka patur një efekt shkatërrues për aspiratat tona europiane. Veçanarisht përgjatë qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama, që rezulton të jetë qartazi kundër interesave të qytetarve shqiptarë, rrjedhimisht kundër proceseve integruese në Bashkimin Europian. Edi Rama ka një aftësi diabolike korruptuese dhe propaganduese, vetëm ai mund të paketojë plaçkitjen si investim publik, shkatërrimin dhe kapjen e institucioneve kushtetuese si reformë dhe vjedhjen e zgjedhjeve si demokraci. Në këtë kuptim, qeverisja e Edi Ramës e ka tjetërsuar shtetin; nga shtet ligjor në shtet të mafias.

Shqiptarët dhe Europa u takuan në fillim të vitit 1991. Kontinenti i vjetër nuk e njihte këtë pjesë të botës ku banonin dy-tre milion alien të traumatizuar nga një rregjim terrorist. Europa e pas Luftës së Dytë e lejoi që në Shqipëri të mbretëronte rregjimi më antihuman që ka parë njerëzimi. Për më tepër, Europa e asaj kohe mbajti marrdhënie normale diplomatike me qeverinë e Enver Hoxhës, duke u kujdesur që të mos ndërhynte asnjëherë në punët e brendshme të Shqipërisë. Për çudi, nga Europa perëndimore, Franca ishte vendi më dashamirës ndaj Shqipërisë së Enver Hoxhës, sidomos në fushën e shkëmbimeve kulturore. Megjithatë, tradita politike kundrejt Shqipërisë e shqiptarve tregon tjetër gjë; nëse kemi parasysh qëndrimet e politikës franceze në raportet mes vendeve të rajonit. Ky lloj qëndrimi i “lejohet” një fuqie të madhe si Franca; sepse fundja bota që njohim kështu funksionon, mes traditës, pragmatizmit dhe interesave kombëtare.

Gjermania është shteti më i rëndësishëm i Europës, që ka patur dhe ka një qëndrim tradicionalisht dashamirës ndaj shqiptarve. Veçanarisht Kancelarja Angela Merkel, sot për sot është politikania me e qartë dhe koherente kur thotë se Shqipëria duhet të përmbushë reforma serioze në fushat më thelbësore të funksionimit të shtetit dhe demokracisë. Shqiptarët nuk kanë patur ndonjëherë avokate më të mirë se sa gruan e fortë të Berlinit, që vetëm tre muaj më parë e mbrojti Kosovën nga copëtimi.

Anglia për momentin është e zënë me Brexit-in e saj, ndërsa shtetet e tjera kryesisht plotësojnë garniturat e vendeve bërthamë të Bashkimit Europian. Në këto kushte, beteja e shqiptarve për Europën e Bashkuar u transformua në një betejë mes Gjermanisë së Angela Merkel dhe Francës së Emmanuel Macron.

Kryeministri shqiptar është Komandant i Legjionit të Nderit. Një piktor që dikur kishte magjepsur Parisin, e mori Dekoratën më të lartë të Republikës Franceze nga homologu i tij.
“Franca ju është mirënjohëse për rolin aktiv që ju luani në favor të paqes dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit. Ju jeni i pari shef i qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor. Dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë nismë të bukur, themeluar mbi modelin e Zyrës franko-gjermane të Rinisë që kishin krijuar në kohën e tyre Gjenerali De Gaulle dhe Kancelari Adenauer”, tha Bernard Cazaneuve, kryeministri i Francës.

Po atë ditë (29 Mars 2017) Kryeministri Edi Rama nënshkroi me homologun francez Deklaratën e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve. Lexojeni mirë; Dekleratë e Partneritetit Strategjik mes Francës dhe Shqipërisë! E çuditshme, por e vërtetë.

Rregulli është i thjeshtë dhe tradita është thelbësore për të patur përkufizimin e saktë për partnerët strategjik. Si rregull, ky titull u rezervohet shumë pak vendeve. Përshembull SHBA-të dhe Gjermania. Edhe Italia gjithashtu.

Konferenca e shtypit e Presidentit Emmanuel Macron ishte e gjatë dhe nervoze. Qartësisht Presidenti ishte në vështirësi për të shpjeguar nonsenset e qëndrimit francez për Komandantin e Legjionit të Nderit, Kryeministrin shqiptar Edi Rama.
a) Shqipëria e Edi Ramës është e mbytur nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit. Shqiptarët e mbytën Francën me azilantë.
b) Shqipëria e Edi Ramës ka ndërmarrë reforma të guximshme dhe të thella, prandaj nuk është faji i qeverisë shqiptare që unë nuk mund t’ua shpjegoj francezëve pse shqiptarët kërkojnë azil.
c) Shqipëria e Edi Ramës nuk ka faj pse ne nuk po pranojmë të fillojmë negociatat; sepse, unë kërkoj që më parë të riformatojmë procesin.

Cila është e vërteta, President Macron?!

a) Ju doni të thoni se Komandanti Juaj i Legjionit të Nderit është një mafioz famëkeq?
b) Apo se Komandanti Juaj është një Kalorës i Përparimit?
c) Apo mendoni se Ju jeni një President i madh, që bëni politikë të madhe, dhe tani është koha juaj për të mposhtur përfundimisht Kancelaren Merkel?

Kjo nuk është e ndershme nga ana juaj, President.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u refuzuan nga Franca. Duke qenë se unë nuk kam asnjë arsye që të jem politikisht korrekt, për më tepër me Presidentin Macron, mund të them se Franca na e ngeci Kamandantin e Legjionit të Nderit dhe refuzoi shqiptarët. Sepse, sot vetëm shqiptarët akoma nuk janë ulur në tavolinën e negociatave; domethënë, shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, dhe shqiptarët e Kosovës.

Vetëm disa ditë para se të merrej vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev nënshkruan një dokument për të ashtuquajturin “Shengeni Ballkanik”. Në vitin 2017 Edi Rama dekorohej nga Presidenti i Fransës me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” me motivacion si “i pari shef i qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë”.

Me gjasa pas Shengenit Ballkanik, Presidenti Macron do t’i akordojë Komandantit ndonjë titull tjetër.

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026

TË FUNDIT

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com