InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

SHBA dhe Britania: Pse nuk u dënua Tahiri?!

21 Shtator, 2019
in InfoPress, Politikë
A A
SHBA dhe Britania: Pse nuk u dënua Tahiri?!

-Ç’paska qenë ky Sajmir Tahiri si një “magazinë” me videopërgjime sa i ka futur frikën krejt mazhorancës, qeverisë, kryeministrit, pse jo edhe opozitës!

-Reagime të ashpra nga ndërkombëtarët për rrëzimin e akuzave për trafik droge ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ambasada e  SHBA e cilëson: “Vendim shkurajues”! Diplomati i Britanisë së Madhe thotë se është dështim dhe që ngre pikëpyetje të mëdha. BE ende nuk e beson dhe pret t’a lexojë të shkruar verdiktin e Gjykatës për Krime të Rënda.

Vendimi i gjykatës që liroi Saimir Tahirin nga akuzat e rënda për trafik droge dhe e dënoi vetëm me punë në komunitet ka befasuar jo vetëm qytetarët, por edhe ndërkombëtarët. Tre ambasadat kryesore në Tiranë si SHBA, BE dhe Britania e Madhe kanë reaguar ashpër ndaj përfundimit të procesit gjyqësor për ish-ministrin e Brendshëm.

Ambasada e SHBA, në një njoftim për mediat, pas disa vlerësimeve për reformën në drejtësi, deklaron hapur dhe pa zbukurime diplomatike se “dënimi i zotit Tahiri… është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat”. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Norman Duncan, i pyetur nga gazetarët e cilësoi gjyqin ndaj tij si një dështim. “Dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”,– tha Duncan. Ndërsa Ambasada e Bashkimit Europian, një prej selive diplomatike që është investuar fortë në reformën në drejtësi duket se dje kishte mbetur pa “tekst”. Ambasadori Luigi Soreca reagoi në cilësinë e një profesionisti të fushës së drejtësisë, duke deklaruar se “si prokuror do të fliste vetëm pasi të kishte lexuar vendimin”.

Selive diplomatike që monitorojnë me kujdes çdo zhvillim në Shqipëri u është dashur rreth 24 orë për të kuptuar se fitorja e Saimir Tahirit në gjykatë ishte humbje e betejës së tyre me reformën në drejtësi. Rënia e tre akuzave të rënda penale; “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe katandisja e dosjes vetëm në shpërdorim detyre është provë se hallkat e zinxhirit të drejtësisë nuk funksionuan. Askush nuk thotë se Tahiri apo kushdo duhet të dënohet me patjetër, por të mbyllesh një hetim dy vjeçar, me akuza të pafajshme për realitetin shqiptar siç është ajo për shpërdorim detyre, kjo është tallje me shqiptarët, por edhe për ndërkombëtarët që japin leksione demokracie në Tiranë.

Dje ambasadorët duket se kuptuan se mazhoranca aktuale, teksa hiqet si dashnorja më e madhe e reformës në drejtësi, me gjyqin e Tahirit e hodhi në erë gjithë investimin ndërkombëtar në drejtësi. Madje panë se drejtësinë e re nuk e kanë në kontroll, por segmente të reja të mazhorancës që po e përdorin sipas nevojave të rastit. Ndaj termat “vendim shkurajues”, “dështim” dhe “pikëpyetje” ishin ato që binin më shumë në sy sesa fjalët e zakonshme për vijimin e reformës në drejtësi. Janë të gjitha reagime të forta që nuk shkojnë vetëm drejt prokurorëve dhe gjyqtarëve që kishin në dorë çështjen më të nxehtë të viteve fundit kundër një zyrtari të lartë. Janë pikëpyetje që adresohen te mazhoranca, kryeministri dhe qeveria që kanë marrë përsipër të jenë modeli i respektimit të drejtësisë së re. Gjyqi ndaj Tahirit ishte prova gjenerale sesi do të silleshin institucionet e reja dhe pjesa e trupës së drejtësisë që ka kaluar vettingun.

Të gjitha dështuan në një vendim të vetëm.

U pa se drejtësia nuk është çështje e individëve që janë të pastër sepse u kontrolluan imtësisht me Vetting, por çështje e sistemit që nuk shpëton nga ndikimi politik.

Çfarëdo vendimi që të marrin më vonë institucionet e reja të drejtësisë, rasti “Tahiri” do jetë modeli ku duhet të bazohen, sipas qeverisë. Për këtë nuk është më faji i opozitës dhe askujt tjetër, por një mazhorance që ka kapur dhe kontrollon gjithçka. Së fundi PS-ja ka kapur dhe atë që ndërkombëtarët kujtonin e kishin investim të tyre, reformën në drejtësi.

Me këtë gjyq të Tahirit ka humbur edhe Edi Rama, ndonëse ndikoi në vendimin e gjykatës nga kodet e presionit të Sajmir Tahirit, i cili duket se zotëron shumë fakte komprementuese ndaj mazhorancës dhe politikës në përgjithësi.

Ç’paska qenë ky Sajmir Tahiri si një “magazinë” me videopërgjime sa i ka futur frikën krejt mazhorancës, qeverisë, kryeministrit, pse jo edhe opozitës!

Mili Xhani

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com