InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

“Nuk mund të zhvendoset vëmendja me shkarkime drejtorësh”- Ditmir Bushati reagon për rastin e Valdrin Pjetrit: Duhet ndërhyrje agresive për…

29 Gusht, 2019
in Opinione
A A
Bushati “nuk pranon” shkarkimin: Jam liruar nga detyra, zgjodha të bëj politikanin

Deputeti Ditmir Bushati thotë se rasti i Valdrin Pjetrit në Shkodër, është “pika e derdhjes” duke kërkuar reformim të thellë të Partisë Socialiste dhe jo vetëm.Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Bushati tha se i ishte drejtuar me një letër këtij organizmi të partisë, duke shtuar se fenomeni duhet të trajtohet në mënyrë agresive.

Ai shtoi se nuk mund të zhvendoset vëmendja me shkarkime masive në Shkodër.

Ditmir Bushati: Ne kemi pasur një diskutim në PS ku çështja ka qenë edhe situata në Shkodër e krijuar pas 30 qershorit. Unë i kam drejtuar një letër kryesisë së Partisë Socialiste për shqetësimet që kam ngritur për situatën atje.

E vërteta është që me delegimin tim në 2016-n, disa fenomene i kam trajtuar brenda familjes time politike. Mendoj se me rastin e fundit në Shkodër, kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrë agresive të mundshme.

30 vjet pas rënies së komunizmit, besoj se ka shumë mundësi që Partia Socialiste dhe gjithë aktorët e tjerë politikë t’i ofrojnë qytetarëve të këtij vendi njerëzit më të mirë. Natyrisht kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet në mënyrë ligjore dhe as të zhvendosjes së vëmendjes me shkarkime në masë të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje dhe as një fajësi për situatën e krijuar.

Kjo është një çështje shkon përtej mureve të një organizate politike pasi në fund të ditës jemi politikanë dhe kemi përgjegjësinë për të hapur një debat për të trajtuar rrënjën e këtij fenomeni dhe jo për të menaxhuar pasojat. Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë nevojë për një reformë politike brenda familjeve politike, që të sjell një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës kur PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe pse jo e komuniteteve.

Ne na takon të njohim realitetin, përgjegjësinë politike dhe të themi na falni për rastin në fjalë dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një realitet tjetër politik. Jam krejt i bindur edhe nga kontaktet që kam pasur. Jemi një familje e madhe politike. Askush nuk ka pse të ndihet i ligështuar për vendimmarrjen e gabuar që ne mund të kemi marrë në këtë drejtim. Ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar, shfarosur këtë fenomen.

Ato gabime që kemi bërë në të shkuarën, ku njerëz që kishin një të kaluar të dyshimtë u përjashtuan nga radhët tona, u përshëndetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse dhe sot na duhet për fat të keq, që të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com