InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Je i gjykuar nga Teatri Kombëtar, Rama!

1 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

Nga, Elona Caslli

E kam të vështirë ta besoj se mund të të kenë mbetur miq. Nëse fatkeqësia t’i afron miqtë e vërtetë, pushteti t’i largon ata. Je i rrethuar nga njerëz që tek ti , nuk shohin gjë tjetër veçse një bankë favoresh e si rrjedhim nuk duan të ta thonë të vërtetën në sy.

E vërteta do të bënte kurban favorin e tyre dhe nuk do të ishte aspak e leverdishme. Ndaj më mirë të të dehin me gënjeshtra se të të zhdehin me të vërtetën. Kur ishe i ftuar tek Xing me Ermalin, pate disa çaste kthjellimi. Teksa e gjete veten duke luajtur basketboll me ushqimin, ose më saktë duke hedhur një tortë në kosh, the: “Nuk mendova se do të merrja pjesë në një turp të tillë.”

Dhe ishte me të vërtetë një turp. Nëse do të jesh rritur nga gjyshërit, do ta kesh dëgjuar medoemos shprehjen se buka nuk shkelet. Të vjetrit e bëjnë shpesh këtë veprim. Në ecje e sipër, kur përballen me një copë buke të hedhur përtokë, e marrin dhe e vendosin në një vend, ku mos ta shkelë këmba e njeriut. Por, mesa duket edhe urtia e gjyshërve i rri larg pushtetit dhe shfaqet vetëm në pak çaste kthjellimi; në ato çaste që ty të nevojiten më shumë se kurrë tani. N

ë çastet e kthjellimit do të kuptosh se i ke shpallur luftë popullit tënd. Po sillesh me të si një pushtues dhe jo si një përfaqësues. Një teatër i rrethuar nga policë. Ku është parë e ku është dëgjuar kjo ? Në ç’vend?! A më thua vallë?!

Një artist që gjendet i rrethuar nga policë?! A ka turp më të madh?! E në mes këtij turpi je ti! Je ti krejt i braktisuar qoftë nga pesha e argumenteve që përdor për të përligjur të paligjshmen, qoftë nga populli yt , i cili nuk gjendet në krahun tënd, por gjendet përballë teje. Gjendesh i rrethuar nga populli yt, ndonëse e ke të vështirë ta besosh. Je i gjykuar nga qytetaria. Je i gjykuar nga drejtësia. Je i gjykuar nga arti. Je i gjykuar nga Teatri Kombëtar!

Post Scriptum- Arti është i vetmi vend , ku mund ta kërkosh ende të vërtetën!

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com