InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dy ’shuplaka’ të forta për Ramën nga SHBA dhe BE brenda 24 orëve

1 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

Nga Red VARAKU

Dy goditje të forta nga SHBA Dhe BE për Edi Ramën në harkun kohor të 24 orëve janë dëshmi që Rama ka hyrë në një kurs të ri politik me SHBA dhe BE pas 30 Qershorit.

Ç’po ndodh mes Edi Ramës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Ç’po ndodh mes Edi Ramës dhe Bashkimit Europian? Çfarë fshihet pas dy goditjeve, në harkun kohor të 24 orëve, të ndërkombëtarëve kundër Partisë Socialiste? A po troket ora e ndëshkimit të Edi Ramës apo thjeshtë po bien kambanat e largimit të tij?

Goditja e parë nga SHBA

Shuplaka e parë ishte ajo e Departmentit Amerikan të Shtetit për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ajo ka ardhur më shpejt seç pritej. Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non-grata ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, numrin dy të Partisë Socialiste, krahun e djathtë të kryeministrit Rama, z.Vangjush Dako, bashkë ne anëtarët e familjes së tij. Asnjëherë Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kishte shenjuar kaq hapur një eksponent kaq të lartë politik.

Deklarata e DASH ka lënë të kuptohet se ndëshkimi i politikës duhet të nisë nga PS. Dhe pikërisht nga Vangjush Dako, numri dy i Partisë Socialiste, i cili vijon të mos gjykohet nga drejtësia për korrupsion dhe dosjen 339. Praktikisht, nëse Rama dorëzon Dakon, ai duhet të japë edhe dorëheqjen, sepse Dako është këmba kryesore e fronit që mban Ramën në pushtet.

Gjykata Kushtetuese, rruga për krijimin e së cilës u hap dje nga Presidenti i Shqipërisë z. Meta, pritet që t’i shfuqizojë zgjedhjet lokale. Sepse, edhe sipas sugjerimeve të DASH vetëm kjo Gjykatë mund të shprehet nëse ishin apo jo të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit. Këtu fillon historia nga e para, dhe derisa të krijohet Gjykata Kushtetuese, është krijuar edhe SPAKU dhe BKH, të cilat do të pastrojnë rrugën drejt normalizimit të shtetit .

Pra, zgjedhjet vendore mund të shfuqizohen, dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, edhe vendore edhe të përgjithshme. Kjo sigurisht do të ishte goditje fatale për Ramën sepse sipas të dhënave dështimi i tij është vulosur nëse vendi shkon në zgjedhje.

Goditja e dytë nga BE

Pa kaluar as 24 orë nga deklarata e parë e DASH, është Bashkimi Evropian që i ka dhënë goditjen e dytë Edi Ramës. Johannes Hahn i ka dhënë hapur mbështetje z. Ilir Meta . Ai ka paralajmëruar hapur Edi Ramën që të heqë dorë nga shantazhet dhe shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Qëndrimi i BE ka qenë si rrallëherë i drejtpërdrejtë, i pazakontë, i qartë, adresuar drejtëpërdrejtë Edi Ramës.

Një deklaratë që dëshmon që BE ëtshumë e shqetësuar dhe po vëzhgon nga afër çështjen e Shqipërisë . Deklarata e BE nxit të gjitha partitë politike, por kryesisht Partinë Socialiste të zgjidhin krizën, duke sugjeruar se nëse kriza nuk zgjidhet, Shqipëria t’i harrojë negociatat. Nëse negociatat hapen vetëm për Maqedoninë e Veriut në Tetor, duke lënë kështu pas Shqipërinë, kjo do të ishte vërtetë një katastrofë. Përgjegjësia për moshapjen e negociatave në Tetor, ka vetëm një fajtor dhe bie drejtpërdrejtë vetëm mbi një njeri, mbi Edi Ramën .

Kjo është një deklaratë që rrëzon dhe turpëron aludimet e z. Rama gjatë fushatës së votimeve moniste . Aludime që paturpësisht shkonin deri aty sa e konsideronin dekretin e z. Meta për anulimin e 30 Qershorit, si një përpjekje që synonte destabilizimin e vendit për shkak se sipas tyre z. Meta kishte shumë frikë nga SPAK. Ndërkohë, deklarata e z. Hahn dëshmon krejt të kundërtën. Ajo është një mbështetje e hapur dhe e qartë ndaj qëndrimeve dhe propozimeve të z. Meta dhe një shuplakë aspak diplomatike për kryeministrin.

Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga Partia Socialiste . Fakti që në këtë parti ka rënë një heshtje varri dhe nuk ka asnjë prononcim për këto dy ngjarje të jashtëzakonshme tregon që nuk bëhet më fjalë për shuplaka dhe sinjale por bëhet fjalë për nisjen e një kursi konflikti mes Edi Ramës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, shkaktar i të cilit është vetë Edi Rama me kërcënimin për destabilitet të Shqipërisë në 30 Qershor. Një kurs konflikti që pritet të përkeqësohet nëse Rama nuk jep menjëherë dorëheqjen për ta çuar më pas vendin në zgjedhje të parakohshme.

Por, sigurisht që nuk jemi në gjendje të parashikojmë dot se ç’mund të ndodhë ditët në vijim, sepse dinamika e situatës sa vjen e po bëhet më e paparashikueshme. Edi Rama ka dy rrugë; ose të tregohet i përgjegjshëm dhe të japë menjëherë dorëheqjen për të zgjidhur krizën e rëndë dhe për të hapur negociatat në Tetor, ose do të vazhdojë të qēndrojë në pushtet në një kurs konflikti të hapur kundër perëndimit, e cila do të na kushtojë shtrenjtë të gjithëve, duke na izoluar nga ëndrra jonë perëndimore. Një gjë është e sigurt; të dy këto qëndrime paralajmërojnë ngjarje të jashtëzakonshme për shqiptarët orët në vijim.

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com