InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ramush Haradinaj asht si mali, për ta kuptue madhështinë e tij, duhet t’i largohesh pak.

20 Korrik, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Ramush Haradinaj asht si mali, për ta kuptue madhështinë e tij, duhet t’i largohesh pak.

Nga, Erl Kodra/

Sot, ndërsa po emetohej lajmi se Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqjen, për një çast mendova se Kosovës dhe Shqipërisë për këto ditë i duhet Ramush Haradinaj. Por isha gabim. Arsyet do t’i them në një shkrim tjetër.

Tekstin në vijim e kam shkruar më 29 Janar 2019.

***

Ndërsa dëgjoja Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj të tregonte jetën e tij para gazetarëve Berat Buzhala dhe Leonard Kerkuqi, një ndenjë e çuditshme, si valë malli e kaploi krejt qenien time. Pauzat e vogla, qetësia dhe buzëqeshja e lehtë, rrudhat në ballin e lartë të këtij burri të rrallë, më ngjanë sikur flasin. Lëbyrja e syve nga perdja e lotëve që i përbi thellë, dridhja e lehtë e cepit të buzës, ndërsa tregon qetësisht se si e ka rrokë kraheqafë Luan Haradinajn e vrarë në kufirin mes dy Shqipërive…

Unë ndala. Vrik u çova në kambë e ndeza një duhan të kuq. Zemra ime e dobët nuk mund të përballonte një qetësi të tillë olimpike. Sepse unë nuk jam një hero, por një vdekatar i zakonshëm, krejt i dobët para një madhështie si kjo.

Ma vonë rrotullon kryet dhe tregon me gjeste kur takohet me Presidentin Rugova në zyrën e Tij, ndërsa sheh se Rugova i Madh ishte ba sa një grusht, ndërsa Ramush Haradinaj do të nisej për Hagë.

– Nuk po na lanë ta rahatojmë Kosovën – ngjashëm diçka të tillë i thotë Rugova at’botë.

– Ani President – thotë Ramushi, – kurrgja nuk kanë me mujtë me na ba. Te tana kanë me u ba mirë.

I rritun në Rrafshin e Dukagjinit, aty ku Oda e Burrave ka qenë Universiteti i Retorikës, Ramush Haradinaj shpalosë te tana cilësitë e rralla të pleqënisë. Kush e di se për çfarë e kam fjalën, e kupton se në Odë të Burrave nuk hynte kushdo, e nëse hyje, vetëm me urtësi mund t’i afroheshe paltronit në Ballë t’Oxhakut. Kjo traditë e lashtë me rrënjë në antikitet, formën më të lartë dhe plot sharm e ka marrë pikërisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Me sa duket, nëse kaloje nëpër Odën e Burrave të derës së Haradinajve, me siguri që do të baheshe i tillë; ose Dëshmor i Atdheut, ose luftëtarë i madh dhe burrë shtetas.

Ramush Haradinaj u ba të dyja.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com