InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjykatat rrëzojnë 30 qershorin në Durrës e Vorë, Rama: 13 tetori, një ditë e zakonshme

18 Korrik, 2019
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A

 Kryeministri Rama tha dje se nuk do të ketë zgjedhje në 13 tetor, sipas dekretit të dytë të Presidentit Meta.

Pas një mbledhjeje të Kryesisë socialiste, e dyta brenda kësaj jave, e cila zgjati mbi 5 orë dhe mori në analizë punën e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit dhe statistikat në to, kreu i qeverisë tha se është i gatshëm që të ulet në tavolinë me cilindo, por pa diskutuar Kushtetutën e vendit dhe mandatin qeverisës të kësaj maxhorance.

“Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor. Jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore, për këtë kemi ngritur edhe 3 këshillat drejtuese në rajonin verior, që drejtohet nga unë, në rajonin e mesëm, që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, dhe në rajonin jugor, që drejtohet nga Kryetari i Kuvendit dhe ky është fokusi ynë.

Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve, nuk e kemi sfidën me problemet e brendshme të opozitës jashtëparlamentare apo të presidencës. 13 tetori për mua është njëlloj si 12 tetori, si 14 tetori, si 15 shtatori, si 6 nëntori, si 22 dhjetori, kështu që nuk njoh ndonjë 13 tetor, nuk di çfarë i bie, ndoshta i bie e diel, por është një e diel si të gjitha të dielat që kemi përpara”, tha Rama.

I pyetur për një tryezë dialogu me opozitën, Rama u shpreh i gatshëm por pa vënë në diskutim kushtetutën dhe mandatin qeverisë katër vjeccar.

“Ne jemi absolutisht të disponueshëm për t’u ulur në tryezë me të gjithë pa asnjë përjashtim dhe pa asnjë paragjykim dhe për të diskutuar për sfidat e vendit dhe patjetër edhe për çka është e rëndësishme të adresohet në funksion të rregullave të lojës, që do të thotë në funksion të Reformës Zgjedhore.

ramama

Për sa i përket pastaj Kushtetutës, ligjshmërisë nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës, këto nuk janë çështje që ne i kemi për diskutim me askënd tjetër, sepse lidhen me detyrimet tona. Jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrimin të forcojmë kulturën e ligjit dhe të fuqizojmë në tërësi ligjshmërinë në këtë vend në çdo aspekt dhe nga ana tjetër, jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrimin të mbajmë me nder dhe me dinjitet një mandat, që na është dhënë për të qeverisur deri në 2021″, u shpreh kryeministri.

Duke folur për organizimin e brendshëm në PS, kreu i saj shpjegoi dhe qëllimin e ndarjes së vendit në tre rajone.

“Në tri rajonet, ne kemi ngritur 3 këshilla drejtues me praninë e tre drejtuesve të këtyre këshillave, me praninë e drejtuesve politikë të deleguar të kryesisë në qarqe, me praninë e kryetarëve të bashkive dhe me praninë e kryetarëve socialistë, pra, kryetarëve të partisë së çdo bashkie”, tha Rama.

Sipas tij, socialistët, të cilët fituan dhe bashkitë që deri më sot qeverisen nga të djathtët, nuk do të largojnë njerëz nga puna për shkak të përkatësisë partiake.

“Nuk do preket asnjë punonjëse grua apo vajze pa diskutim dhe për çdo lëvizje do të jepen argumente të qëndrueshme, ashtu sikundër për çdo zëvendësim, sigurisht me propozim të kryetarëve të bashkive, do të jepen argumente.

Duam që të bëjmë maksimumin që të kemi burime njerëzore cilësore, që t’u japim akses në administrim të gjithëve pa dallim partish e pa dallim, me diferencë të asnjë kategorie nga ato që kemi ndeshur e duam t’u japim fund, qoftë favoreve nga lartë, qoftë qokave personale nga poshtë apo nga anash dhe të bëjmë një proces me ata që kanë kontribuuar deri më sot në këto bashki.

Nëse janë aty në përputhje me meritën dhe nëse vendi i tyre i punës përputhet me arsimin dhe me kontributet e tyre, të mos ndihen aspak të kërcënuar dhe ky tranzicion drejtimi të mos jetë një përmbysje primitive e karrierave dhe e normalitetit të administratës.

Sigurisht që do të ketë lëvizje, por lëvizjet do të bëhen në mënyrë të strukturuar dhe nuk do të jenë thjesht dhe vetëm një inerci e së shkuarës, prej së cilës janë dëmtuar të gjithë, por mbi të gjitha janë dëmtuar ata që duhet të shërbehen dhe që janë qytetarët”, tha Rama.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme: E enjte 16 prill 2026!

16 Prill, 2026

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com