InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga, Edmond Budina: Regjimi i Ramës dhe Veliajt u sfidua nga shfaqja e Jul Qezarit, në oborrin e Teatrit Kombëtar

15 Korrik, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Nga, Edmond Budina: Regjimi i Ramës dhe Veliajt u sfidua nga shfaqja e Jul Qezarit, në oborrin e Teatrit Kombëtar

Mbrëmë pashë një shfaqje teatri, një Shekspir të sjellë në ditët tona, ku lufta për pushtet zhvillohet mes bandash. E pashë pikërisht në atë hapësirë, në oborrin e Teatrit Kombetar, që banditët pushtetarë, kriminelët e vrasësit e kulturës, të korruptuarit e djeshëm e të sotëm duan ta grabitin për të pasturar paratë e tyre të pista. Të vjedhin truallin, të shembin atë shenjtëri që quhet Teatri Kombëtar. Shfaqja e mbrëmshme i bëri një rivlerësim asaj hapësire magjike, që asnjë ndërtim sado modern e i përsosur të jetë, nuk mund t’ia japë. Disa vite më parë, në një platformën time për Teatrin Kombëtar, atë hapësirë e kisha parashikuar si një teatër të përhershëm veror, te hapur dhe mbrëmë e pashë të materializuar më së miri. Çdo qoshk i asaj hapësire është një dekor më vehte, ku mund të ndërtohen shfaqje nga më të ndryshmet. Jul Qezari filloi në pishinë, në një gropë që të kujton basifondet, kanalet e ujrave të zeza ku personazhet si pjestarë bandash gëzojnë e i thurrin lavde kryetarit.( Sa afëri me festimet banale të pushtetarëve tanë). Vazhdoi tek pishat me misterin e pyllit të intrigave, ku njerëzit kthehen në kafshë. (Ç’ngjashmëri me intrigat e kafshërinë e politikanëve tanë!) Ishte tepër e lexueshme vrasja e Qezarit poshtë pallatit të dhunës(Ministria e Brendëshme). Dhe pjesa e fundit atje ku çdo natë qytetarët e Tiranës protestojnë për të mbrojtur kujtesën, trashëgimninë. Në konceptimin e saj edhe kjo shfaqje qe një protestë. Tepër e qartë për ata që duan të kuptojnë, por edhe për ata të gjithpushtetshëm, Teatrovrasës, që rendin nëpër natë si shpirtra të zinj mbushur me mllefe. (Sa hipokrite tingëllon thirrja për të mos e humbur këtë shfaqje!) Në asnjë vend nuk prishen teatrot e vjetra, sado të vogla e të shëmtuara të jenë. Ato veç ristrukturohen. Emancipimi i një vendi duket edhe nga numuri I teatrove që ka. Një pushtet vlerësohet edhe se sa teatro të rinj ka ndërtuar e jo sa të vjetër ka shembur. Është trishtuese të shohësh rendjen e çartun për të fituar me çdo kusht e mjet dhe humbet ndjesitë njerëzore, shpirtin. Në shpirtin e një kombi bën pjesë edhe teatri. Ta vrasësh atë do të thotë të vrasësh vetë kombin. Më vjen keq për ata kolegë të mi, që kërkojne prishjen e Teatrit Kombëtar, më vjen keq edhe për ata që heshtin, që shiten e blihen për një vend pune, për një projekt te financuar majmshëm nga Bashkia a Ministria. Më vjen keq për intelektualët e vendit tim, që bëjnë të paditurin e heshtin e me heshtjen e tyre bëhen bashkëfajtorë në krim. Më vjen të ulëras për këtë klasë politike të papërgjegjshme, të lidhur me krimin, që po e çon vendin drejt greminës. Një nga të parat që vithiset prej pushtetarëve është kultura dhe shembulli I Teatrit e tregon më së miri këtë. Për këtë unë e gjej Jul Qezarin një shfaqje proteste. Falenderit Ivica Buljan, që na dhurove një shfaqje qytetarie, por kjo shfaqje e rrallë në llojin e vet, nuk do të bëhej nëse nuk do të ishin ata, qëndrestarët qysh prej një viti e gjysmë, ndërkohë që prishësit vijnë e japin shfaqje, fitojnë para, hedhin romuze e heqin edhe valle… sa keq e turp. FALEMINDERIT qytetarë të Tiranës, që me protestën tuaj të perditëshme, ditë me shi a me diell,kini mbrojtur nga shembja këtë tempull të kulturës kombëtare. KUJDES pushtetarë qendrorë a lokale , mos luani e intrigoni nën rogoz se uragani i revoltës popullore nuk do t’ia u falë.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com