Diploma që merret për padituri shndërrohet në vulë të injorances. Numri më i madh i njerëzve të diplomuar në rajon jeton në Kosovë dhe Shqipëri.
Diploma si maskë e shëmtuar mashtruese prapa se cilës mshifet padituria, gjegjësisht injoranca, shndërrohet në këtë mënyrë në një dekor që i përngjan tortes së ndërtuar nga muti.
Dekori në këtë rast është vetëm mashtrim optik, gjegjësisht gënjeshtër dhe vet-gënjeshtër që kuterbon me kilometra dhe që e kontaminon, gjegjësisht helmon jetën politike, publike, ekonomike, mediale, letrare, muzikore, filmike, arsimore, kulturore, edukative dhe shkencore.
Numri më i madh i njerëzve të diplomuar në Kosovë dhe Shqipëri, është në fakt armata më e madhe e ”budallenjve me vulë” në rajon.
Qasja e këtillë kriminele e pushteteve të pasluftës ndaj dijes, është në fakt përgjigje në pyetjen: Pse njerëzit e ditur janë të izoluar në Shqipëri dhe Kosovë në karantinë, sikur të ishin pacientë të ebolles nga të cilët mbrohet shumica injorante nga virusi i dijes, që mund të shndërrohet ”mos e bërë Zot” në epidemi ?!
Sepse, pushtetarët gjysmë analfabet e dinë shumë mirë, se dija është arma më e fortë e popullit kundër mediokritetit në pushtet, që përfaqësohet nga ata vetë.
Njerëzve të ditur ua kanë frikën më së shumti të paditurit, sepse e ndriçiojnë errësirën prapa së cilës e mshefin injorancen e tyre dhe në këtë mënyrë ua qesin në dritë të gjitha të metat që i bëjnë të duken si cukla apo lecka.
Dallimi ndërmjet gjermanëve dhe shqiptarëve të paditur pasqyrohet më së miri në edukim.
Përderisa gjermanët e paditur edukohen nga prindërit të tyre që të jenë paqësor dhe t’a respektojnë dijen dhe të diturit, shqiptarët në anën tjetër edukohen nga prindërit e tyre që të jenë të dhunshëm dhe t’a urrejnë dijen dhe të diturit.
Në këtë mënyrë mbjellin te fëmijët e të tyre aq shumë komplekse të cilat në moshën madhore shndërrohen në mllef, urrejtje, dhunë dhe inat, sa që të diturit dhe dituria gjithmonë pësojnë disfatë.
Natyra nuk ua ka dhuruar të gjithë njerëzve të njëjtin potencial, prandaj të diturit janë me të paditurit, kaq human dhe solidar.
Janë human dhe solidar, sepse e kanë kuptuar që moti, se janë ”idiota për keqardhje”, të gjithë ata, që presin mirësi, drejtësi dhe lëmoshë nga Zoti.
Prandaj i kanë përvjelur manget e këmishës, për t’i nxjerrur injorantet nga shpella dhe për t’ua bërë të qartë, se nuk ka të korra pa të mbjella.
Prandaj arritjet shkencore të gjermanëve janë të panumërta, ndërsa ato të shqiptarëve të natyres viagrore, sepse për t’a shpëtuar penisin nga impotenca të gjitha punët e mençura i lënë pas dore.