InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Burri kërkon kthimin e bashkëshortes. “Më masakrove motrën”, 53-vjeçari: U lidh me fierakun, ç’ti bëja?

31 Maj, 2019
in Aktualitet, Sociale
A A
Burri kërkon kthimin e bashkëshortes. “Më masakrove motrën”, 53-vjeçari: U lidh me fierakun, ç’ti bëja?

Sot në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye një 53-vjeçar nga fshati Matjan i Lushnjës. Haxhiu është babai i 4 fëmijëve, ai prej një muaji kërkon të rikthejë bashkëshorten në shtëpi, e cila, sipas tij është larguar pasi ka marrë urdhër-mbrojtjeje.

Çifti ka qënë në martesë për 26 vjet, por grindjet e shumta kanë bërë që bashkëshortja të largohet. 53-vjeçari thotë se shkaku në fakt nuk kanë qënë mosmarrveshjet por dikush tjetër. Haxhiu rrëfen se e ka kapur shpesh herë gruan duke komunikuar nëpërmjet rrjeteve sociale me dikë tjetër.

Madje ai e akuzon se ajo shpesh herë i ka sjellë në shtëpi meshkuj të tjetër. 53-vjeçari rrëfen se gruaja e tij dikur ka qënë në një martesë, e cila ka marrë fund prej vitesh. Por fëmijët e tij janë regjistruar në emrin e burrit të saj të parë pasi Haxhiu nuk ka bërë celebrim me gruan e tij.

Sipas 53-vjeçarit gruaja e tij është larguar edhe herë të tjera nga shtëpia por këtë radhë ajo nuk do të rikthehet. Haxhiu thotë se e ka kërkuar edhe nëpërmjet policisë së Lushnjës, por ajo sërish nuk është gjetur. 53-vjeçari thotë se ka tentuar shpesh herë të komunikojë edhe me familjen e saj, me vëllezërit por këta të fundit i kanë shkëputur çdo urë komunikimi dhe nuk pranojnë të flasin me të. Burri thotë se e ka të pamundur të kujdeset për fëmijët ndaj ka ardhur sot në studio e i bëri apel gruas që ajo të rikthehet në shtëpi.

“Dal në xhade me fëmijët në krahë, ata qajnë. Unë s’kam as të ardhura, asgjë. Unë jam në një gjendje tepër kritike”,- thotë ai.

Ndërsa priste ballafaqim me gruan, përballjen në studio e pati me kunatin, vëllain e saj. Ai e akuzoi Haxhiun se e ka dhunuar rëndë të motrën dhe se ajo nuk do të kthehet në shtëpi, pasi i rrezikohet jeta.

Haxhi Matjani: Nuk e kam dhunuar unë gruan, ajo vetë i ka hapur problemetKunati: Marrëdhënia ka qënë me shkuesi fillimisht. Më parë motra ishte e martuar në Korçë, i erdhën gjërat mbrapasht dhe u martua me Haxhinë. Jetonte në kushte të vështira shumë e më vinte zor t’ju shkoja në shtëpi. Kur isha për Vitin e Ri i thashë duhet të punosh të mbash shtëpinë Haxhi. Atje tek ata edhe një kafshë që është kafshë nuk jeton dot. E kam marrë motrën e kam kuruar në Tiranë, nuk u përgjigj askush tjetër për të. Ai nuk është njeri, ka bërë një tufë me kalamanj e thoshte e vrau lopa e ka nxirë në gjithë trupin. Si ta çoj motrën tek ai më mirë e vras me duart e mia. Po ta çoj tek ai e vret. S’ka shanse të torturojë më ai motrën time . Si vjen turp që del për të kërkuar motrën po të kërkojë bukë. Ai i ka dalë me thikë e me sëpatë motrës sime. Pse nuk i ka marrë masat policia për këtë njeri?

Si është motra juaj në këto momente?

Kunati: Motra është për qejf si kokrra e mollës, i vjen keq për kalamajtë po unë i kam thënë ik: Më mirë më vra ti o vëlla më ka thënë se ai nuk ka besë e fe. Fëmijët t’i çojnë në jetimore se motra ime nuk i mban dot.

Haxhi Matjani: Më vinin njerëzit në fshat dhe më thonin o filan, po merret gruaja jote më kështu gjërash. U lidh edhe me fierakun 20 vjet më të ri, ç’ti bëja unë? Mora Kastriotin dhe ia thashë.

Ndërhyn kunati: Është turp o Haxhi, a e ke parë gruan tënde ti si e ke katandisur, ti akoma bëhesh xheloz o Haxhi. Po s’keni moshë për këto gjëra ju…

Burimi:Balkanweb

Të Lidhura

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026
EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026
Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026
Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com