E quajtur si nëna e gjithë botës, por që jetën ia kushtoi të varfërve, të sëmurëve dhe përkushtimit ndaj Zotit… Nënë Tereza kujtohet për veprat e saj humanitare dhe thëniet e pavdekshme për jetën e njerëzimin.
Nëna Terezë është frymëzim për çdokënd. Thëniet e saj për jetën janë të mrekullueshme, ashtu edhe siç ishte vetë ajo.
Në vijim kemi zgjedhur 25 urtësi prej saj që janë plot frymëzim…
25 Thënie nga Nënë Tereza
- Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë për t’i dashur ata.
- Lumturia është fuqi!
- Mënyra si të ndihmosh botën, është duke ia filluar nga familja jote.
- Vetmia është sëmundja e botës moderne.
- Është akt madhështor t’ju ndihmosh të përulurve.
- Personi që jep me buzëqeshje është më dhënësi më i mirë, sepse zoti e do dhënësin e gëzuar.
- Çdo herë që i buzëqesh dikujt, është shprehje e dashurisë, një dhuratë për atë person, një gjë e bukur.
- Një ndër sëmundjet më të rënda është kur je askush për çdokënd.
- Nuk ka qetësim më të madh në momente të vështira, se sa të dish që e ke dikë përkrah.
- Unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh.
Ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha…
- Beso në gjëra të vogla, sepse nga ato do e fitosh fuqinë!
- Mos i prisni kryetarët.
Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.
- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.
- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë.
Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë.
Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj.
Gjejini.
Duajini.
- Duhet të flasim më pak.
Një vend për t’u lutur, nuk është vend për thashetheme.
- Folu butësisht njerëzve!
Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore!
Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
- Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.
- Disa njerëz vijnë në jetë si bekim.
Disa të tjerë vijnë si mësim…
- Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.
- Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie…
- Ne jemi krijuar jo që të jemi të suksesshëm, por të jemi të mëshirshëm.
- Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin.
- Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri.
- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi.
Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe.
Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.
- Të varfërit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre.
Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen.
S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta.
Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.