InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

24% e shqiptarëve të rritur nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale

22 Janar, 2019
in Artikuj, InfoPress, Lifestyle
A A
24% e shqiptarëve të rritur nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale

Shqipëria është përfshirë në një trajektore rënëse të shtesës natyrore të popullsisë, për shkak të nivelit të lartë të emigracionit dhe numrit të ulët të lindjeve.

Përpos kushteve ekonomike që vështirësojnë sjelljen në jetë të një fëmije, shqiptarët gjithnjë e më shumë po bëhen individualistë, pasi gati 25% e popullsisë nuk preferojnë të përfshihen në një marrëdhënie seksuale.

Një anketë e përbashkët e INSTAT dhe Institutit të Shëndetit Publik e zhvilluar në rreth 16 mijë familje shqiptare në mes shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018 gjeti se, 24% femrave në moshën 15-49 vjeç dhe 23% e meshkujve në këtë grup-moshë nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale.

7% e femrave dhe 5% e meshkujve raportuan se marrëdhënia e tyre e fundit seksuale ka ndodhur më shumë se një vit përpara sondazhit. Në mesin e femrave dhe meshkujve të moshës 15-49 vjeç, 59% e femrave dhe 54% e meshkujve kishin marrëdhënie seksuale gjatë 4 muajve të studimit.

Virgjëria në këto nivele në popullsinë madhore ne Shqipëri është e krahasueshme me Japoninë, vendi në të cilin rreth 30% e popullsisë në moshë madhore nuk preferojnë të përfshihen në një marrëdhënie seksuale, sipas rezultatit të një ankete që u publikua në mediat ndërkombëtarë dy ditë më parë.

Kjo preferencë e japonezëve e ka përkeqësuar cilësinë e popullsisë në Japoni, duke bërë që vendi të pakësohet me mbi 400 mijë persona në vend prej mungesës së lindjeve. Kjo tendencë në Japoni ka bërë që mediat e huaja vazhdimisht të shkruajnë për krizën e fertilitetit të Japonisë, që po krijon shqetësime ekonomike dhe sociale që nuk janë parë ndonjëherë më parë, duke e quajtur një

Ekonomistët kanë një emër për vendet që kontraktohen për shkak të këtyre zhvillimeve: “bombë me sahat demografike”. Në këto vende, shpenzimet në rënie zvogëlojnë ekonominë, e cila dekurajon familjet që të kenë fëmijë, gjë që e zvogëlon ekonominë më tej. Ndërkohë, njerëzit jetojnë më gjatë se kurrë më parë.

Meshkujt pa përvojë seksuale në Dibër dhe Elbasan, femrat në Shkodër dhe Kukës

Rezultatet e anketës tregojnë se numri më i madh i popullsisë në moshë të rritur që nuk ka pasur asnjë përvojë seksuale në jetë janë në qarqet e Veriut. Në Qarkun e Dibrës, 34.6% e meshkujve të moshës 15-49 vjeç nuk kanë kryer asnjëherë në jetën e tyre marrëdhënie seksuale, më pas vjen Qarku i Elbasanit me 32% të meshkujve, Durrësi, 31%, dhe Kukësi me mbi 30% të meshkujve.

Ndërsa numri më i madh i femrave të virgjëra është në Shkodër, me 36.2% e femrave në moshën 15-49 vjeç, më pas Kukësi me 32% të femrave, Lezha me 28% dhe Dibra me 24.3%.

21 vjeç, mosha mesatare për marrëdhënien e parë seksuale

Rezultatet e anketës tregojnë se, mosha mesatare në marrëdhënien e parë seksuale për femrat e moshës 25-49 vjeç është 20.9 vjeç.

Mosha mesatare në marrëdhënien e parë seksuale për meshkujt 25-49 vjeç është 20.8, praktikisht identike me atë të femrave.

Më shumë meshkuj sesa femrat e kanë marrëdhënien e parë seksuale në adoleshencën e hershme, nga mosha 15 ose 18 vjeç, por në moshat e mëvonshme, përqindja e njerëzve që kryejnë aktivitete seksuale ka tendencë të jetë paksa më e madhe te femrat.

Mosha mesatare e marrëdhënieve të para seksuale nuk ka ndryshuar shumë për femrat në dekadën e mëparshme të anketës (20.9 vjet në 2008-‘09 dhe 2017-‘18 anketa ADHS).

Përqindja e meshkujve mbi 25 vjeç që raportojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale në moshën 15 vjeç është rritur nga më pak se 1% në 2008-‘09 në 3% në 2017-‘18, dhe përqindja e femrave qër aportojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale në moshën 18 vjeç është rritur nga 8% në 2008-‘09 në 15% në 2017-‘18.

Femrat në kuantilin e lartë të pasurisë tentojnë të fillojnë aktivitetin seksual në një epokë të mëvonshme. Modeli është i kundërt me meshkujt.

Rënia e fertilitetit dhe tkurrja e popullsisë

Norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend rënës që prej 2013-s. Në 2017-n, norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Kjo normë ishte dhe më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian në 2016-n. Lindjet mesatare për grua në Bashkimin Europian ishin 1.6. Kjo normë varion nga 1.94 lindje në Francë deri në 1.4 në Spanjë dhe në Itali.

Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje.

Qarqet që kanë të njëjtën mesatare lindshmërie prej 1.6, sa dhe mesatarja e Bashkimit Europian, janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua.

Dy qarqet me normë më të lartë lindshmëria janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 2.2 dhe 2.3 lindje për grua.

Nga viti në vit, numri i lindjeve po bie me shpejtësi, duke sinjalizuar një situatë tashmë alarmante për popullsinë e vendit. Zhvillimet demografike po bëhen dramatike edhe prej emigracionit të lartë të moshave të reja, duke sinjalizuar një perspektivë jo të mirë për zhvillimet sociale dhe ekonomike në vend në të ardhmen e afërt.

Sipas INSTAT gjatë 9-mujorit 2018, numri i bebeve të lindura ishte 22% më e i ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këtë vit lindën 5266 bebe më pak dhe kjo rënie është shumë më e madhe edhe se skenari pesimist për projeksionet e popullsisë 2011-2031 lëshuar nga INSTAT.

Përgjithësisht numri vjetor i lindjeve në Shqipëri luhatet në 32-24 mijë bebe në vit. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 30 mijë bebe, teksa gjatë 9 muajve të 2018 kanë lindur vetëm 18,120 bebe. Sipas skenarit pesimist të projeksioneve të popullsisë te INSTAT, numri i bebeve të lindura me 2018 duhet të jetë pak më shume se 27 mijë foshnja. Që të përmbushet projeksioni i skenarit pesimist duhet të lindin së paku edhe 9 mijë foshnja në të gjithë vendin në tremujorin e mbetur.

Të Lidhura

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

TË FUNDIT

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com