InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Shqipëria, rekord në Europë. Ndër vendet e para për këtë profesion

15 Janar, 2019
in Artikuj, Lajme, Sociale
A A
Shqipëria, rekord në Europë. Ndër vendet e para për këtë profesion

Nuk është rastësi që në qytetet kryesore të vendit, farmacitë mund t’i gjesh në çdo cep, shpesh edhe ngjitur me njëra-tjetrën. Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të lartë të farmacistëve në raport me popullsinë.

Në vendet e Bashkimit Europian ka rreth 84 farmacistë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat.

Në Shqipëri numërohen mesatarisht 86 farmacistë për 100  mijë banorë, 2 më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, sipas të dhënave për numrin e farmacistëve nga urdhri i Farmacistëve dhe INSTAT për popullsinë.

Sipas të dhënave nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka rreth 2458 farmacistë që kanë përmbushur ciklin e parë të ricertifikimit. Ndërsa për sa i përket ndihmës farmacistëve sipas të dhënave në faqen zyrtare janë 133.

Ndër vendet e Bashkimit Europian Malta ka regjistruar numrin më të lartë të farmacistëve në Europë për 100 mijë banorë, ndjekur nga Belgjika me 122 dhe Italia me 116.

Në Greqi dhe Francë ka përkatësisht 105 dhe 104 farmacistë për 100 mijë banorë, rreth 20 më shumë se në Shqipëri.

Rumania, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria dhe Portugalia kanë po aq farmacistë sa mesatarja e BE-së.

Në vende si Austria dhe Gjermania, në krahasim me Shqipërinë numri është më i ulët. Sipas të dhënave nga Eurostat, në Austri ka rreth 71 farmacistë për 100 mijë banorë, ndërsa në Gjermani ka rreth 64 farmacistë, 20 më pak.

Numrin më të ulët të farmacistëve e ka Holanda me 21 farmacistë dhe Danimarka me 51 farmacistë për 100 mijë banorë.

Tregu i barnave në Shqipëri është në zgjerim

Tregu i farmaceutikës po përjeton një epokë lulëzimi gjatë kësaj dekade, dhe perspektiva po shihet me optimizëm nga operatorët e mëdhenj. Popullsia e vendit, me të dhëna zyrtare (INSTAT) në vitin 2018 është 300 mijë banorë më pak se në vitin 2008, por përdorimi i produkteve farmaceutike gjatë kësaj periudhe është rritur me 1.2 herë, kurse tregu i farmaceutikes është zgjeruar me 2.2 herë në vlerë. Plakja e popullsisë, rritja e sëmundshmërisë, jetëgjatësia dhe vëmendja më e madhe ndaj kujdesit shëndetësor kanë rritur shitjet. Gjatë vitit 2017, tregu i ilaçeve shënoi një vlerë prej 31 miliardë lekësh (230 milionë euro) duke u zgjeruar me 16% në krahasim më një vit më parë. Prodhimi vendas i medikamenteve zë afërsisht 10% të tregut të medikamenteve. Ndërsa importi i medikamenteve është rritur me rreth 16% gjatë 2017-s, prodhimi vendas ka zgjeruar tregun me 0.8%.

 

Burimi: Eurostat; Urdhri farmacistëve dhe INSTAT për Shqipërinë

Monitor

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com