InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: PD kurrë në pushtet mbi kufoma! Ja si do rrëzohet Rama

15 Dhjetor, 2018
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Basha: PD kurrë në pushtet mbi kufoma! Ja si do rrëzohet Rama

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha tha se PD-ja nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma por tregoi mënyrat sesi do të rrëzohet Edi Rama. Basha tha se pavarësisht kërkesave të shumë prej të pranishmëve kërkojnë organizimin e protestave masive për rrëzimin e qeverisë, qoftë edhe me dhunë, PD-ja sipas tij nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma por përmes zgjedhjeve.

”Sa më parë të largohet nga pushteti Edi Rama, aq më mirë do të jetë për Shqipërinë; sa më larg të jetë dita e largimit të tij, aq më zi do të jetë për Shqipërinë”, Basha tha se me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka mirëqenie, nuk ka shtet, nuk ka Shqipëri.

Në fund, ai shprehu bindjen se Rama rrëzohet duke denoncuar krimet e tij përditë, duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë, e duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë.

Pjesë nga fjalimi

Unë e di se ka prej jush që kërkojnë që Partia Demorkatike të organizojë protesta për rrëzimin e qeverisë, qoftë edhe me dhunë. Ka edhe në media dhe në publik zëra të fuqishëm që e propagandojnë këtë ide. Është absolutisht e drejtë kushtetuese dhe liria e ccdo kujtqë të protestojë kundër qeverisë.

Partia Demokratike mbështet dhe nxit çdo lloj proteste për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse. Është absolutisht detyrimi ynë t’i përkrahim, mbështesim dhe madje t’i prijmë këto protesta atëhere kur është e mundur. Këtë ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë kundër keqeverisjes, krimin dhe korrupsionin. Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje. Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh.

Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi. Ne nuk jemi burravecë që t’i përdorin shqiptarët e ndershëm e të pafajshëm si mish për top për të ardhur në pushtet. Kurajo është të punosh për ditë, çdo ditë, për të kërkuar llogari, drejtësi e ndryshim, për të bindur njerëzit për këtë ndryshim. Dua ta them edhe një herë siç e kam thënë me mijëra herë: sa më parë të largohet nga pushteti Edi Rama aq më mirë do jetë për Shqipërinë. Sa më larg të jetë dita e largimit të tij, aq më zi do të jetë për Shqipërinë. Me Edi Ramen nuk ka zhvillim, nuk ka mireqenie, nuk ka shtet, nuk ka Shqiperi!

Por unë jam i bindur se për të rrëzuar Edi Ramën nuk ka nevojë për dhunë. Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top.

Edi Rama rrëzohet:
Duke i rezistuar atij përditë
Duke kundërshtuar përditë keqqeverisjen e tij
Duke protestuar për ditë
Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës
Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës
Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin
Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit
Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës
Duke iu bashkuar protestës së studentëve
Duke iu bashkuar protestave të qytetarëve, biznesit të vogël, fermerëve, që po shpërthejnë ccdo ditë nën shembullin e kurajos së studentëve
Duke iu bashkuar çdo proteste, çdo ditë, kundër çdo padrejtësie

Rama rrëzohet:
Duke denoncuar krimet e tij përditë
Duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë
Duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026
Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com