InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DEKLARATA/ PBDKSH-ja, fton qytetarët të mbështetin masivisht protestën e “shpresës”! Opozita të bashkohet dhe të artikulojë zgjidhje politike përmes largimit të Edi Ramës

14 Dhjetor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
DEKLARATA/ PBDKSH-ja, fton qytetarët të mbështetin masivisht protestën e “shpresës”! Opozita të bashkohet dhe të artikulojë zgjidhje politike përmes largimit të Edi Ramës

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, ka shprehur dhe një herë qëndrimin e saj të palëkundur, se zgjidhja e vetme që vjen në këto momentë krize që po kalon Shqipëria, është largimi i Edi Ramës nga qeverisja. Në këtë deklaratë, ndër të tjera nënvizohet, roli i politikave të keqqeverisë të ndjekuara nga Rama, të cilat kanë shkaktuar një revoltë të madhe popullore, ku sheshet dhe rrugët e vendit vlojnë nga vala e protestave masive, të nxitura nga efektet keqqeverisëse dhe politikat antisociale, të cilat kanë detyruar shqiptarët të mendojnë largimin masiv nga vendi.

Në këtë deklaratë, ftohen të gjitha partitë opozitare, parlametare dhe joparlametare, si dhe aktorë të shoqërisë civile, të bashkohen me protestën e studentëve, e cila ndezi shpresën e shoqërisë shqiptare, si dhe lubrifikoi mekanizmat protestues të kësaj shoqërie, e cila dukej si e venitur, dhe po lejonte instalimin e një oligarkie të frikshme, që me arrogancë u ishte imponuar shqiptarëve në drejtim.

Ja deklaratë e plotë e publikuar në rrjetet sociale:

DEKLARATË
Vala e protestave që ka shpërthyer anëkënd Shqipërisë, është shprehja më e qartë e gjendjes aktuale në të cilën ndodhemi. Jeta politike karakterziohet nga qëndrime ekstremisht të kundërta mes palëve dhe debati parlamentar prej shumë muajsh është ndërprerë, duke prodhuar një ngërç të dialogut konstruktiv dhe të alternimit të opinioneve politike mes aktorëve të ndryshëm të politikbërjes në vend.
Keqqeverisja e vendit, përmes favorizimeve të klientelës së kryeministrit, i cili e ka orientuar ekonominë drejt duarve të oligarkëve, ka krijuar një situatë ekonomike që sa vjen dhe përkësohet, duke detyruar qytetarët shqiptarë të mendojnë masivisht largimin drejt vendeve të tjera, si të vetmen mundësi për një jetë më të mirë, pasi shpresa për dicka të tillë në vendin e tyre u është vrarë nga harbutëria dhe arroganca qeverisëse e Ramës, e cila gjatë këtyre 5 viteve nuk ka prodhuar asnjë politikë sociale, por përkundrazi, përmes intsrumenteve të paligjshmërisë, po zhvat cdo ditë pasuritë dhe po gllabëron pronat e shqiptarëve.
Kjo nuk është dicka e re, të cilën shqiptarët nuk e dinë, por tashmë, mendoj se ka ardhur koha, që të ngrihemi të gjithë, pa dallime partiake dhe të largojmë sa më parë klikën e Edi Ramës nga qeverisja e vendit, e cila po na kushton aq shumë, sa që po e rrokullis vendin në situata anarkie dhe destabiliteti.
Protesta e studentëve, është nëj lëvizje shprese, ndaj dhe ne, të gjithë bashkë, të vihemi në mëbshtetje të tyre, duke e finalizuar këtë uragan me të vetmin produkt -largimin sa më parë të kryenarkoqeveritarit Edi Rama nga pushteti. Cdo përpjekje tjetër për të devijuar axhendën e zgjidhjeve, do të ishte fatale për fatet e Shqipërisë.

PBDKSH-ja apelon të gjitha forcat politike opozitare parlamentare dhe jo-parlamentare, faktorët e shoqërisë civile, organizatat e ndryshme dhe cdo qytetar të thjeshtë, të krijojnë një aleancë të përbashkët si dhe të vërshojnë në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë, duke artikuluar njëzëri, qëndrimin për largimin e Ramës, i cili me katandisjen e tij në një klloun që shëtit nëpër studiot televizive të mediave të blera, duke synuar intimidimin dhe përcarjen e protestës studentore, po krijon një imazh negativ të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, e për pasojë, duke shënuar një regres në procesin e integrimit të vendit.
Të dashur qytetarë!
Largimi i Ramës nga qeverisja e vendit, tashmë është emergjencë kombëtare! Dhe në vendët më demokratike, me një demokraci të konsoliduar, protesta është mjeti në duart e qytetarëve, të cilët i kundërvihen arrogancës dhe prepotencës qeverisëse, ndaj dhe ne si qytetarë europianë, të japim shembullin e perceptimit të shoqërive demokratike, duke mos lejuar nëpërkëmbjen e vlerave të shoqërisë sonë nga një i sëmurë mendor, i cili qeverisjen e tij, e ka shndërruar në periudhën më të zezë të Shqipërisë postdiktatoriale.

Të Lidhura

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com