InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Çfarë dinë të bëjnë shqiptarët?

7 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Çfarë dinë të bëjnë shqiptarët?

Nga Doriana METOLLARI

Europianët punojnë shumë mbi cilësinë. Pasioni që shoqëron orët e punës, derisa profesionisti të arrijë një rrezultat të kënaqshëm. Pastaj nuk kënaqet dhe nesër rifillon përsëri ta bëjë dhe më mirë. E gjitha kjo shqërohet me një energji frymëzuese që lind brenda. Frymëzimi vjen nga e bukura, nga ëndrra, nga qëllimet, nga një mentor që të frymëzon. Krijimtaria jote, arti, puna. E rëndësishmë është të përsosesh në teknika, të duash rutinën tënde, dhe të kultivosh durimin.

Po flisja një ditë me disa të huaj që ishin në krizë për krahë të kualifikuar në vend. Ankoheshin se nuk gjenin njerëz për të bërë një punë të kualifikuar. E vërteta është se nuk ka, pohonin. Të kualifikohesh në një vend pune kërkon kohë, impenjim dhe pasion. Përjshto të parën, këto të dytat është shumë e vështirë ti gjesh në Shqipëri. Vërtetë shumë.

Tani që vendi duket se po i largohet famës së keqe të kultivimit të drogës, i duhet një ekonomi e shëndetshme. A ka shans që të zhvillohet, kur deri tani paraja ka ardhur lehtë dhe është investuar keq? A ka mundësi që shqiptarët të punojnë ndërshmërisht dhe të ndërtojnë struktura solide, që konkurojnë në rajon? Vetë bankat në marrëdhënie me bizneset kanë mangësi të shumta që nga sjellja e personelit e deri tek kostot e larta, dhe mungesa e lehtesive te aksesit online. Në pjesën më të madhe të tyre stafi është arrogant dhe ka mungesë informacioni.

Çfarë dimë të bëjmë në shqiptarët? Për çfarë dimë të dallohemi? Për çfarë krenohemi? Turizmin nuk dimë ende ta servirim, ta vlerësojmë. Në kuzhinë kemi ngelur me bakllavanë për të cilën falenderojmë turqit që na e shpikën (në fakt nuk e shpikën ata). Ka ndonjë pjatë të re? Embëlisrë për të cilën krenohemi se e nxorëm ne? Jo. Në Shqipëri dhe kur hap menunë e shikon gjen dy lloje djathërash: djath i bardhë dhe djath kackaval. Prudukt i freskët, konsumuhet sot për sot. Nuk ka djath të stazhonuar.

E vërteta është se ne kemi vlera, por na mungon pasioni, për ti nxjerrë jashtë. Leku i drogës, milionat, nuk kanë edukuar kënd, ose shumë pak. Ata pak profesionistë që janë, e vlerësojnë vetën kaq shumë sa mendojnë se standarti i tyre meriton të paguhet me ar, në fakt është një mesatare europiane. Pra çfarë dimë të bëjmë në shqiptarët? Për çfarë shquhemi? Mesatarisht asgjë. Në Shqipëri nuk prodhohet asgjë, ose shumë pak. Në Shqipëri një kulturë pune vlen sa ari dhe është e rrallë. Ata pak profesionistë që dallohen shkojnë menjëherë shumë lart, sepse rrugën e kanë thuajse bosh. Në këtë vend kultura e të shërbyerit të klientit ekziston keq, ose aspak. Kultura institucionale, sjellja institucionale nuk konceptohet ende.

Larg temave të mëdha të politikës, ka ardhur koha të ndërtojmë veten. Kjo bëhet me shembuj. Vetëm naivët mendojnë se politika do t’i nxjerrë në selamet. Politika vetëm do t’i përdorë, derisa niveli kulturor, që deri tani është jo me tokën, por nën tokë, të fillojë të ngrihet, pak nga pak. Pastaj do të mesojmë ta duam veten, punën dhe vendin tonë. Mbasë do të dallohemi për diçka si popull.

Shpërndaje këtë artikull:

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com