InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Këshilli Politik thjesht vendos për mënyrën se si do të varroset kufoma e kësaj qeverie

18 Janar, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red VARAKU

Ka një qëndrim të propagandistëve pranë qeverisë dhe sharlatanëve gjithëfarësoj, që tenton të zhvlerësojë Këshillin Politik për reformën zgjedhore, si diçka që mund të arrihej edhe pa djegjen e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Ky Këshill po trajtohet si diçka që Opozita e ka pasur në tavolinë para se të fillonte protestat dhe të digjte mandatet, ndaj entuziazmi për këtë arritje sipas tyre është i kotë.

Tani kjo puna e vlerësimit apo mosvlerësimit të kësaj arritjeje, varet shumë nga mënyra se si e shikon politikën. Nëse e konsideron atë në interes të qytetarëve, ose thjesht për interesin personal.

Nëse e konsideron atë si një përpjekje e vazhdueshme në interes të qytetarëve, atëherë ky këshill do të konsiderohej një fillim i mbarë, sepse i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, një kusht i panegociueshëm të Bundestagut gjerman për integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo do të rikthente funksionimin e demokracisë dhe stabilitetin ekonomik si dhe do të realizonte ëndrrën e vjetër të shqiptarëve të bashkimit me Perëndimin.

Por, nëse e konsideron atë një përpjekje për interesin personal, atëherë ata kanë të drejtë ta konsiderojnë atë një zhvillim pa vlerë. Sepse, vërtetë nuk do të kishte asnjë vlerë nëse nuk do të prodhonte zgjedhje të parakohshme politike në një datë me zgjedhjet e lokale.

Sigurisht, që verbëria që ka si shkak lakiminë për para dhe pushtet , ta bën të pamundur ta shikosh realitetin, sepse e vërteta është që gjërat janë krejt ndryshe.

Gjëja më e rëndësishme që ka ndodhur përgjatë këtij viti është kthesa e madhe e faktorit ndërkombëtar. Kushdo që e mohon këtë është thjesht një sharlatan. Faktori ndërkombëtar ndryshe nga një vit më parë është i gjithi në anën e opozitës.

Madje SHBA dhe BE, edhe pse fillimisht e dënuan ashpër vendimin e opozitës për të djegur mandatet, sot ata janë të gjithë pro Opozitës, me gjithë përbetimet e sharlatanëve pranë qeverisë që Perëndimi nuk do t’ia falte kurrë Lul Bashës aktin e djegjes së mandateve .

Një tjetër fakt është që faktori ndërkombëtar, jo vetëm që është në anën e Opozitës, por njëzëri po bën presion për të zgjidhur këtë krizë dhe për ta rifutur Shqipërinë në shinat e normalitetit, e reflektuar kjo qartazi në kushtet e Bundestagut, që në fakt janë kushte për zgjedhje të parakohshme, realizimi me sukses i të cilave do të sillte edhe hapjen e negociatave për shqiptarët.

Gjithashtu , nuk duhet të harrojmë që integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë është pjesë e axhendës kryesore të BE dhe SHBA-ve, ndaj zgjidhja e krizës i tejkalon kapriçot e politikës shqiptare dhe lidhet me zhvillime gjeopolitike, që nuk duan t’ia dinë për interesat e askujt. Për këtë kryeministri maqedonas dhe dorëheqjen, ndërsa kryeministri shqiptar pritet ta bëjë shumë shpejt, sepse zgjedhjet e parakohshme janë kusht i panegociueshëm.

Këshilli politik i mbështetur si asnjëherë tjetër prej faktorit ndërkombëtar, nuk është gjë tjetër vetëm se një formulë për të nisur zgjjdhjen e krizës dhe rikthimin e funksionimit të demokracisë. Pra, zgjidhja e krizës në thelb nuk është gjë tjetër vetëm se një përpjekje për rikthimin e opozitës ne sistem, por sharlatanët bëjnë sikur nuk e kuptojnë që kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme .

Sot mazhoranca nuk është thjesht para një vendimi politik, për të cilin deri vjet nuk i jepte llogari askujt, por është e detyruar t’i nënshtrohet këtij vendimi me pahir, sepse është jo vetëm një vendim jetik për të ardhmen e Shqiptarëve, por edhe në kusht i Perëndimit. Kjo e vendos kryeministrin shqiptar vetëm përballë shqiptarëve dhe askujt tjetër. Moshapja e negociatave për të pestën herë rradhazi do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin, të cilën askush nuk do t’ia falte dhe nëse kjo do të ndodhte askush nuk do të kishte fuqi ta ndalte destabilizimin dhe përplasjen civile.

Pra, ajo që po përpiqen të fshehin këta sharlatanë është fakti se nëpërmjet bllokimit të integrimit mazhorancës po i bëhet një presion i parezistueshëm nga SHBA-BE, ku kërkohet e zeza mbi të bardhë, që nëse kjo krizë nuk zgjidhet Shqipëria rrezikon seriozisht integrimin dhe stabilitetin. Duhet të jesh ose idiot, ose kërriç të mos arrish ta kuptosh këtë realitet.

Gjithsesi, një gjë është e sigurt dhe e vulosur përfundimisht. Qeveria e Ramës shkoi në vdekje klinike në momentin kur dolën përgjimet dhe filloi kalbëzimin kur Opozita doli nga sistemi duke djegur mandatet. Kufoma e saj prej një viti ndodhet midis nesh dhe kutërbimi i saj po bëhet i padurueshëm. Varrosja e saj tashmë është e sigurtë. Këshilli politik është mekanizmi që do të hapë varrin, ndërsa zgjedhjet do ta varrosin atë përfundimisht.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive

17 Shtator, 2025

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 17 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 17 Shtator 2025

17 Shtator, 2025

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com