Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Kujtojmë që Monika Kryemadhin SPAK e shpalli person në hetim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.