Edhe pse nuk është aktive në muzikë, emri i saj lakohet shpesh në mediat rozë.
Edhe pse jetën e saj private gjithmonë e ka mbajtur larg mediave, duke mos folur asnjëherë, por vetëm dy ditë më parë këngëtarja foli për historinë e dashurisë që kishte zgjatur mbi një dekadë, lidhje kjo e cila kishte mbaruar para disa vitesh.
E ftuar në një emision, këngëtarja u pyet nëse kishte vuajtur më parë nga ndonjë sëmundje apo diçka e tillë, dhe Zanfina zbuloi për herë të parë se kishte vuajtur nga një sëmundje kur ishte në moshë të vogël.“Kur isha vetëm 8 vjeç, kisha dhimbje në fundshpinë dhe as mjekët nuk dinin se çfarë po e shkakonte atë. Më pas u zbulua se vuaja nga skolioza, sëmundje kjo e cila ka të bëj me boshtin kurrizor, më saktë çrregullim i boshtit kurrizor i cili shfaqet në moshë të re, si pasojë e qëndrimit jo të drejtë”, tregoi Zanfina.Madje ajo zbuloi që për vite të tëra ka pirë ilaçe, dhe se dhimbjet kohë pas kohe i shfaqen dhe tani.
Përveç kësaj Zanfina foli edhe sa i përket blerjeve të shtrenjta e lira të garderobës apo aksesorëve të ndryshëm. Këngëtarja tregoi blerjen më të shtrenjtë, e që ishte një çantë e markës “Hermes” me çmim prej 15 mijë dollarëve, ndërsa atë më të lirë 10 euro, e që ishin një palë tuta.