InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA shpall 9 janarin ditë zie kombëtare për ish-presidentin Jimmy Carter

30 Dhjetor, 2024
in Bota
A A
SHBA shpall 9 janarin ditë zie kombëtare për ish-presidentin Jimmy Carter

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur 9 janarin ditë zie kombëtare për nder të ish-presidentit Jimmy Carter, i cili vdiq të dielën në moshën 100-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

“I bëj thirrje popullit amerikan të mblidhet në këtë ditë në vendet e tyre të adhurimit për të nderuar kujtimin e Presidentit James Earl Carter Jr.

Ftoj ata në mbarë botën që ndajnë pikëllimin tonë të bashkohen me ne në këtë përkujtim solemn”, tha presidenti në largim Joe Biden në një dekret të publikuar në internet, shkruan A2 CNN.

Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara Jimmy Carter u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Xhiorxhia i rrethuar nga familjarët e tij.

“Sot, Amerika dhe bota humbën një udhëheqës të jashtëzakonshëm, burrë shteti dhe humanitar.

Ajo që është e jashtëzakonshme për Jimmy Carter është se miliona njerëz në të gjithë Amerikën dhe botën që nuk e kanë takuar kurrë, e konsideruan atë një mik të dashur.

Me dhembshurinë dhe qartësinë e tij morale, ai punoi për të zhdukur sëmundjet, për të krijuar paqen, për të avancuar të drejtat civile dhe të drejtat e njeriut, për të promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të strehuar të pastrehët dhe për të mbrojtur gjithmonë të fundit midis nesh jetët e njerëzve në mbarë botën”, u shpreh presidenti Biden, raporton A2 CNN.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump u bëri thirrje të gjithëve që ta mbajnë familjen Carter në lutjet e tyre.

“Sfidat me të cilat u përball Jimmy si President erdhën në një moment kyç për vendin tonë dhe ai bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për të përmirësuar jetën e të gjithë amerikanëve.

Për këtë, ne të gjithë i detyrohemi atij një borxh mirënjohjeje”, u shpreh Trump, përcjell A2 CNN.

Carter u bë ish-presidenti më i vjetër i gjallë kur ai tejkaloi rekordin e mbajtur nga i ndjeri George HW Bush në mars 2019.

Demokrati Carter, shërbeu një mandat të vetëm si president nga viti 1977 deri në 1981.

Ai pati sukses në vitin 1978 në misionin e pamundur të një marrëveshjeje mes Egjiptit dhe Izraelit dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2022.

Të Lidhura

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026
Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com