InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Opozita bëhet gati për tjetër protestë kombëtare, Basha: S’ndalemi deri në…

19 Mars, 2019
in Aktualitet, Politikë
A A
Opozita bëhet gati për tjetër protestë kombëtare, Basha: S’ndalemi deri në…

Partia Demokratike do të vijojë protestat kundër qeverisë deri në largimin e Kryeministrit Rama.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, mblodhi në selinë blu, Kolegjin e Kryetarëve, me të cilët diskutoi strategjinë organizative të PD-së për zhvillimin e protestave.

Gjatë diskutimeve të gjata me drejtuesit e degëve, Basha ka kërkuar që të gjithë strukturat të jenë në gatishmëri për të protestuar kundër Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD erdhi menjëherë pasi shumica përcaktoi të enjten si ditën kur do të zhvillohet seanca plenare e kësaj jave. Burime nga takimi i Bashës me drejtuesit lokalë të PD=së në rrethe sqarojnë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse do të ketë protestë të enjten.

Sipas të njëjtave burime, besohet se demokratët mund të zhvillojnë një protestë këtë të shtunë, ndërkohë që do të nisë menjëherë puna për zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare, që do të zhvillohet në mesin e muajt prill.

Datat të cilat janë diskutuar në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të PD-së janë 13 dhe 20 prilli, por vendimi final pritet të merret pas mbledhjes së Kryesisë së PDsë dhe konsultave me aleatët. Pas takimit me drejtuesit lokalë të PD-së, Basha garantoi se protestat e PD-së nuk do të ndalen, por do të jenë të vazhdueshme.

“Ishin takime organizative, protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, derisa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira, të ndershme dhe një qeveri nga populli dhe për popullin”, sqaroi Basha.

Pas protestës së 16 marsit, kryetari i opozitës paralajmëroi se tubimet e opozitës nuk do të ndalen, por do të jenë të përditshme. Përmes një thirrjeje të fortë, kreu i PD-së kërkoi nga qytetarët të reagojnë me forcë përpara atyre, që ai i cilësoi si kriminelë dhe horra të pushtetit.

“Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale dhe kryehajduti. Ka pesë javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet, sa herë që shqiptarët bashkohen. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme e të përnatshme, zjarr t’u digjet toka kriminelëve nën këmbë. Ditë për ditë e natë për natë në aksion qytetar, në protestë, në qëndresë, në përballje. Mos e ktheni faqen tjetër kur ju godasin horrat e pushtetit, por goditini mbrapsht. Qëndroni fort, të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh kreu i opozitës.

Të Lidhura

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026
EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com