InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Kujtesë dhe përshpirtje, përulje dhe respekt për Dr. Florin, sot në ditëvdekjen e tij

17 Nëntor, 2024
in Të ndryshme
A A
Kujtesë dhe përshpirtje, përulje dhe respekt për Dr. Florin, sot në ditëvdekjen e tij

Nga Albert Vataj

Më 17 Nëntor 2014 do të shuhej tragjikisht në moshën 35-vjeçare Dr. Flori, një personazh aspak i zakonshëm në botën e artit. Ikja e tij ishte e beftë dhe e dhimbshme. Humbja që la pas më shumë se për askënd do të rëndonte në zemrat e dy fëmijëve dhe bashkëshortes, të cilët i braktisi pikërisht kur ata kishin më shumë se kurrë nevojë për të. Prindërit dhe miqtë gjithashtu u ndanë me lot në sy nga ai që diti të falte dashuri dhe vetëm dashuri. Humbjen më të madhe e kishte muzika, arti, besimi në të virtytshmen, pasione që përfaqësuan dhe mishëruan tek ai kujtesën e përgjithmonshme në memuarin e vlerave.

Skena shqiptare do ta ndjejë këtë mungim. Kënga, muzika, tradita e pasurisë sonë shpirtërore, do ta lëngojnë këtë ikje pa kthim. Dr. Flori më shumë se një dimension artistik ishte një emblemë e miqësisë, njerëzores, humanitetit dhe atyre vlerave që artistët e bashkëkohores po i refuzojnë qëllimisht si shtojca të një demodeje të trashëguar nga e shkuara.

Ai diti të ishte gjithnjë ai, Dr. Flori, një përfaqësues dinjitoz në skenën e muzikës, një përçues i risisë, një kurajoz i promovimit të vlerave dhe novitetit, një bashkëpunëtor i zellshëm dhe tolerant. Përmbi të gjitha një talent i pashoq në prurjet e rrëmetshmë të pasdiktaturës. Ai ishte dhe mbeti ai i veçanti, i pakrahasueshmi, i pazëvendësueshmi, përgjithmonë Dr. Flori.

Telegrafisht nga (W)

Më 17 Nëntor 2014, papritmas gjendja e tij shëndetësore në shtëpinë e tij, filloj të keqësohej, duke bërë që të dërgohej me urgjencë ne Spitalin “Nëna Tereza” ku me pas ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes në fillim mbeti e pa qartë por sipas burimeve të mediave dyshohej se vdiq nga mbidoza. Shkaku zyrtar i vdekjes se Dr. Florit nga autopsia ishte mbidoza e drogës, por disa njerëz fajësojnë edhe shërbimin e urgjencës, e cila ka vonua dhe disa punonjës të shëndetësisë që nuk i dhanë ndihmën e duhur.

Jetëshkrimi

Florian Kondi, me pseudonimin e artit Dr. Flori  u lind më 28 Shkurt 1979 në Kuçovë dhe u shua më 17 Nëntor 2014 në Tiranë. Dr. Flori, ishte një këngëtarë, reper, kompozitor dhe tekstshkrues, gjithashtu një nga antarët themelues të grupit West Side Family. Deri në vdekjen e tij, Dr. Flori ka punuar si këngëtarë i vetëm dhe gjithashtu me aktorin dhe këngëtarin Ermal Mamaqi, me të cilin ka bërë disa këngë me të.

West Side Family (1996–2008)

Dr Flori bashkë me Landin dhe Mirin në vitin 1996 krijuan grupin West Side Family të cilët lançuan këngën e parë Tik-Tak dhe këngë të tjera, por në vitin 2002 ata lançuan këngen e tyre shumë të njohur e cila në ato vite u bë hit, Tirona. Kjo këngë ishte me karakter politik dhe kishte për qëllim përkrahte politikanin Edi Rama në fushaten zgjedhore të Partisë Socialiste. Kjo kengë u prit shumë mirë nga audienca shqiptare si në Shqiperi dhe Kosovë. Në vitin 2002, grupi mori pjesë në festivalin Kënga Magjike që udhehiqej nga Ardit Gjebrea të edicionit 2002 me këngën “Mesazh”. Vitin tjetër ata morën sërisht pjesë në Këngën Magjike me këngën “Oh Çike”, e cila më vonë do të bëhej një nga këngët më të mëdha hit. Në finale ata morën 87 pikë të cilat ishin të mjaftueshme të siguronin vendin e katërt, megjithatë, ata fituan çmimin a publikut.

Pas tre vitesh, më saktësisht në vitin 2006, Dr. Flori dhe grupi ti tij West Side Family ata morren pjesë përsëri në Këngën Magjike me një këngë shumë të pëlqyer e cila titullohej “Ne krahë e tu dua te jem”, këngë e cila do t’u siguronte vendin e tretë në finale me 215 pikë pas këngës së Ledina Çelos e cila morri 292 pikë dhe kengës fituese që morri vendin e parë ajo e Armend Rexhepagiqit e cila mori më së shumti pikë, plot 293 pikë. Megjithatë, grupi nuk ngeli pa gjë duke fituar çmimin për tekstin më të mirë.

Pjesmarrja e tyre e parë madhore ishte në Festivalin e 47 të Këngës në Dhjetor 2008, ku fituesi do të zgjidhej si përfaqsuesi i Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës për vitin e ardhshëm. Grupi mori pjesë me këngën “Jehonë” e shkruar dhe e kompozuar nga Dr. Flori. Në gjysëm–finale, grupi këndoi edhe këngë të tjera me artistë të tjerë shqiptarë të famshëm, me West Side Family që performuan me këngëtaren Aurela Gaçe. Gaçe gjithashtu ishte përfshirë në këngën zyrtare të grupit që ishte nxjerrë për finalen. Në finale, ata ishin kundër 19 artistëve të tjerë, duke e mbullur festivalin me 118 pikë. Kjo ishte e mjaftueshme për t’a mbyllur festivalin në vendin e tretë, duke u mposhtur me vetëm tetë pikë nga Kejsi Tola dhe vetëm një pikë nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli.

Këngëtar solo (2008–2014)

Pavarësisht se këngëtar solo, në vitin 2010, ai pati sukses duke bashkpunuar me Aurela Gaçen dhe Marselin me kengen “Origjinale”, e cila u bë hiti i verës. Ai vazhdoi suksesin e tij edhe në vitin tjetër, duke lançuar këngën “Ça na ke”, e cila shpejt u bë shumë popullore. Në vitin 2011, ai u bë gati për Këngën Magjike 2013 me këngën “S’ma ndjen” ku në finale u cilësua si kënga hit. Një muaj më vonë, ai u bë gati për Festivalin e Këngës Magjike me këngën “Personale”. Në vitin 2012, ai mori pjesë në Top Fest sëbashku me këngëtaren Fatmire Ymeri me këngën “Pasion”. Ata arritën deri në gjysëm–finale më 6 Qershor 2012.

Sëbashku me grupin West Side Family, ai bë gati disa herë për Këngën Magjike dhe Festivalin e Këngës. Ata bënë një performancë të mirë, ata e përfunduan Këngën e 47-të Magjike në vendin e tretë, ku ata performuan me këngën “Jehonë”, e cila u regjistrua më vonë si një duet me Aurela Gaçen. Ata ishin vetëm tetë pikë nga Kejsi Tola, duke qënë shumë afër të përfaqsuar Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës 2009. Nqs do të fiton, ata mund të bëheshin grupi i parë që të përfaqsonte Shqipërinë.

Në Dhjetor 2012, Dr. Flori ndoqi Festivalin e Këngës 51 sëbashku me Fabin. Kënga që ata lançuan titullohej “Jam ti!”. Ata arritën deri në gjysëm–finale, ku performuan dhe shkuan në finalen ku mori 11 pikë (sëbashku me Rosela Gjylbegu).

Në vitin 2013, Dr. Florin lançoi këngën e tij të re “Zemërthyer”, një version i ripunuar nga kënga e Festivalit së Këngës 2011 “Personale”. Kënga ishte një këngë luftë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, në vitin 2013. Ai shkruajti këngë “Vetëm ti”, e cila do të përdoret nga Rezarta Smaja në Festivalin e 53-të të Këngës në Dhjetor 2014.

Diskografia

2010 Origjinale (feat. Aurela Gaçe & Marsel)

2011 Ca po menon

2011 Ca na ke

2011 S’ma ndjen

2011 Bota nuk është bardhë e zi

2011 Personale

2012 Pasion (feat. Fatime Ymeri)

2012 Tune tune (feat. Fatime Ymeri)

2012 Ka kalle (feat. Noga)

2012 Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)

2012 Jam ti! (feat. Fabi)

2013 Zemërthyer (feat. Tiri)

2014 Toke Toke

Të Lidhura

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025

TË FUNDIT

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com