Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Normal është i pari personalitet ndërkombëtar që ka reaguar deri tani për protestën e opozitës.
Në një status në ‘Twitter’, ai shkruan se tubimi është mundësi e mirë për të ushtruar të drejtën për të protestuar, ndërsa bën thirrje për vetëpërmbajtje.
“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”, deklaron ai.
Protesta e opozites pritet te zgjase rreth 48 ore, edhe pse policia ka dhene leje qe ajo te mbyllet ne oren 24:00.











