“Unë kam kënaqësinë të ftoj dikë të denjë dhe që unë e kam shumë përzemër. Përveç kësaj, është një artist i mrekullueshëm, fantastik. Nuk dua të bëj më komplimente se nuk dua t’ja bëj më shumë qejfin, Diklo”.
Kështu e prezantoi një ditë më parë Efi Dhedhes, tatuazhistin e njohur në rubrikën e saj, “F’ink”, në “E Diell”. Ai iu bashkua dy pjesëtarëve të tjerë të jurisë.
Por kush është Diklo? Ai është partneri i Mikela Pupës, për të cilën Efi në “Goca dhe Gra” u shpreh se ‘kanë vendosur që të mos jenë më shoqe’.
“Nuk u zumë. Thjesht kemi diskutuar dhe kemi kuptuar që nuk përshtatemi aspak fare. Ziheshim shumë shpesh, ishim si macja me miun. Ndodhte gjithë kohës që kishte hatërmbetje, qoftë nga ana ime, qoftë nga ana e saj. Dolëm në një konkluzion që nuk mund të jemi më shoqe. Nuk jemi parë më të them të drejtën. Nga Instagram-i unë nuk kam hequr njeri”, u shpreh Efi në “Goca dhe Gra”.
Madje Efi nuk ngurroi që në emisionin e saj të pyeste Diklon për ndjesinë që do të bëhet baba për herë të parë.
“Për momentin nuk është se jam duke e ndjerë shumë me thënë të drejtën, përveç ankesave të Mikelës”, tha ai duke qeshur.