InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Dokumenta për skemën e hajdutërisë tek Unaza e Re”/ Faktet që mund të publikohen nga Partia Demokratike

11 Nëntor, 2018
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
“Dokumenta për skemën e hajdutërisë tek Unaza e Re”/ Faktet që mund të publikohen nga Partia Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi së nesër do të publikohen fakte që tregojnë skëmen vjedhjes së parave te projekti i Unazas se Re.

Basha nuk ka dhënë asnjë detaji por ndër dokumentat që pritet të publikohen mund të kenë lidhje me dy kompanitë fituese të tenderit 18 milion eurosh të segmentit të parë: DH Albania dhe Biba-X.

Kështu: DH Albania është kompani regjistruar në Shqipëri më 18 korrik 2018 si degë e një kompanie të huaj Dunëel Haberman, me përfaqësues ligjor 26 vjeçarin Avdjol Dobi.

Kompania mëmë, Dunwel Haberman ltd është regjistruar në një parajsë fiskale, në shtetin Delaëare të SHBA-ve dhe duket të jetë një kompani rafti—kompani pa aktivitet, e krijuar për t’u shitur në letër.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si përfaqësuese ligjore e kompanisë mëmë është regjistruar Nesha Lynn Kumar, shtetase dhe banore e Ishujt Sejshell.

Referuar hulimtimeve te exit.al, kompania mëmë ka një faqe online e cila është krijuar më 2 korrik 2018, pak më shumë se dy javë se kompania të regjistronte degën e saj në Shqipëri. Në faqe nuk ka asnjë informacion për personat drejtues të kompanisë dhe asnjë informacion për angazhimet e saj në të shkuarën.

Sikurse u shprehëm më sipër, kompania duket të jetë një kompani rafti, pa asnjë aktivitet, e cila shërben si kompani guackë për të të fshehur pronarët e vërtetë të saj.

Kompania tjetër e konsorciumit, Biba-X, është regjistruar në Kavajë në vitin 2002, me objekt prodhim të materialeve të ndërtimit, kryesisht prodhim dhe tregtim inertesh. Më 15 tetor 2018, ortaku i vetëm Barush Biba ka ndryshuar objektin e kompanisë duke shtuar objektin “ndërtim rrugësh, ndërtime civile, rikonstruksion godinash fasadash”.

Edhe në praktikë, aktiviteti kryesor i kompanisë ka qenë shfrytëzimi i inerteve në shtratin e lumit Shkumbin në Elbasan. Vetëm pas vitit 2014, kompania ka përfituar 3 kontrata publike për ndërtimin e rrugëve dytësore në Bashkinë Tiranë, Kavajë dhe Pogradec.

Nga viti 2013 deri më tetor të 2018 kompania ka qenë vazhdimisht nën sekuestrim për fatura të pashlyera ndaj kontraktorëve të ndryshëm, të cilët kanë marrë urdhëra gjyqësore kundër kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve. Biba-X ka qënë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka konkuruar në tenderin e rrugës së re, duke konkuruar kështu në shkelje të ligjit.

Megjithatë, bashkimi i dyshimtë i një kompanie guackë me pronarë të panjohur dhe një kompani të vogël pa përvojë dhe me prona të sekuestruara ka fituar një kontratë publike nga Bashkia Tiranë prej 18 milionë euro nga paratë publike.

Një gjë mund të hamendësohet në mënyrë të arsyeshme: dikush tjetër fshihet pas këtij bashkimi dhe do të jetë përfituesi i vërtetë i kontratës.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit
Aktualitet

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit

17 Shkurt, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura
Aktualitet

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

17 Shkurt, 2026
Pas krimit u arratis me Range Rover/ Cili është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi
Aktualitet

Pas krimit u arratis me Range Rover/ Cili është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi

16 Shkurt, 2026
Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit
Aktualitet

Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit

16 Shkurt, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë
Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit
Aktualitet

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit

17 Shkurt, 2026

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura
Aktualitet

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

17 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com