InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

HISTORI FRYMËZUESE/ 75-vjeçari që bën 92 kilometra për t’iu shërbyer të sëmurëve në fshatrat rreth Fierzës

20 Tetor, 2024
in Të ndryshme
A A
HISTORI FRYMËZUESE/ 75-vjeçari që bën 92 kilometra për t’iu shërbyer të sëmurëve në fshatrat rreth Fierzës

Mjeku dhe marrëdhënia e tij me pacientin po bëhet gjithnjë e më shumë një marrëdhënie e ndërlikuar në vendin tonë. Pacienti ankohet për mungesë humanizmi, mjeku për kushte më të mira në punë.

Mjeku i njohur Ndue Cara ka mbushur moshën e pensionit, por nuk rresht së punuari në shërbim të njerëzve. 75-vjeçari punon në fshatrat malorë të Fierzës, duke udhëtuar çdo javë 92 km nga qyteti i Pukës ku banon me familjen.

Në Fierzën e hidrocentralit shërben prej vitesh doktor Ndue Cara. E ka mbushur moshën e pensionit, por nuk heq dorë nga pasioni. Një misionar i heshtur që u shërben 1200 banorëve, në një prej zonave më të thella të Fushë-Arrëzit.

“Kur erdha në këtë institucion nuk kishte asgjë. Kishte shumë vite që nuk funksiononte qendra shëndetësore. Në ditën e parë mendova se s’do mund të punoj por më pas me vështirësi arritëm me ndihmën e institucioneve ta vendosim në funksion, të sigurojmë medikamentet”, tha Ndue Cara.

HISTORI FRYMËZUESE/ 75-vjeçari që bën 92 kilometra

Vështirësia më e madhe në fshatra është mungesa e stafit të mesëm mjekësor, tregon ai për Report TV.

“Çdo ditë po zbrazen fshatrat dhe distanca është e largët, 92 km nga Puka, kështu që të rinjtë demotivohen. 
Nga sistemi “Infermier për Shqipërinë” këtu nuk ka përfunduar asnjë infermier në gjithë këto vite. Unë do të dëshiroja tu bëja thirrje diplomuarve në mjekësi apo infermeri të punojnë në fshatra. Është e vërtetë që ka vështirësi, por s’duhet të refuzojnë, secili duhet të angazhohet në mënyrë që dhe këta njerëz të marrin shërbim shëndetësor”.

HISTORI FRYMËZUESE/ 75-vjeçari që bën 92 kilometra

Ndue Cara udhëton çdo të hënë 92 km nga qyteti i Pukës deri në Qendrën Shëndetësore të Fierzës, për tu kthyer pranë familjes vetëm në fundjavë. Mjeku shpesh detyrohet të ecë në këmbë maleve dy-tri orë për të qene pranë të sëmurëve.

“Ne arrijmë të bëjmë vaksinat dhe urgjencat por për arsye të terrenit të vështirë nuk mund të realizojnë atë që duhet, kujdesin permanent. Sepse ka pacientë që janë në vështirësi fizike e mendore që nuk mund të vijnë në qendrën shëndetësore. Ata duan një kujdes të veçantë”, u shpreh mjeku.
Cara jo vetëm i ka shëruar por ua ka lehtësuar jetën banorëve në Fierzë.
“Mjek i mrekullueshëm, që zona se ka pas kurrë më parë. Është i përkushtuar me pleqtë e fëmijët. Jep maksimumin”, thanë banorët.
Mjeku mban mbi supe 75 vite, ka bërë një karriere të pasur si drejtues shendetesie dhe kryetar bashkie, por pa hequr dorë kurrë nga pasioni i tij i mjekut.

Të Lidhura

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025
Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025
Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025
Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025
Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë
Të ndryshme

Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

8 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?
Show Biz

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?

3 Nëntor, 2025

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.
Show Biz

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.

3 Nëntor, 2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com