Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 26°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.