InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Jo çdo burrë me shpatë dhe përkrenare me brirë dhie është Skënderbeu!

1 Shtator, 2024
in Opinione
A A
Jo çdo burrë me shpatë dhe përkrenare me brirë dhie është Skënderbeu!

Shkruan Mentor KIKIA

Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkaktoi një debat publik, sa qesharak aq edhe serioz. Bëhet fjalë për debatin mbi shtatoren më të re të heroit tonë kombëtar, që u vendos në Horën Arbëreshe në Siçili.
Debati shpërtheu sepse portreti i Skëndërbeut ngjan me atë të kryeministrit Edi Rama(kur është i vrerosur). Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë Skënderbeun, me hundën e madhe si ”shkabë”, me një mjekër të gjatë, kësaj radhe na shfaqet me fytyrë të ngrysur, hundë më të vogël(jo prej shkabe), me një mjekër të kuruar tek ndonjë stilist trendy, një kokë dhe lëkurë dhelpre në sup, si të ishte grua aristokrate angleze e shekullit të 19, dhe me një yll gjashtëcepësh mbi kokat e shpiponjës në mburojë…

Nuk guxoj të futem në anën artistike, pasi nuk e njoh.
Nuk di të them nëse portreti i këtij Skënderbeu ngjan vërtet me Edi Ramën, apo nëse piktori ka patur si muzë Edi Ramën dhe mund të jetë ndikuar. Në fund, kjo është pjesa komike dhe qesharake e këtij debati. Pjesa serioze është se ai burri i shtatores nuk ngjan me Skënderbeun.

Por këtu ka një problem shumë të madh: Si ka qenë Skënderbeu në të vërtetë?

Për heroin tonë nuk ka fotografi(ajo u shpik nja 400 e ca vjet më pas). Por nuk ka as edhe një rindërtim shkencor e teknologjik të imazhit, bazuar mbi skeletin e tij, pasi as eshtrat nuk i ka, sepse turqit i morën për hajmali pasi e zhvarosën 13 vjet pas vdekjes.
Gjithë çfarë ne përfytyrojmë sot mbi imazhin e tij, janë gravurat, vizatimet dhe pikturat e kohës. Piktorë të shumtë europianë, në shekujt XV, XVI e më tej, kanë vizatuar e pikturuar imazhin e Skënderbeut në faza të ndryshme të jetës. Përfytyrimet janë krijuar së pari bazuar edhe në përshkrimet e bashkëkohësit të heroit, Marin Barleti.

Kjo trashëgimi artistike, shekull pas shekulli, shërbeu për tu “dakordësuar” në histori mbi imazhin dhe portretin e Gjergj Kastriotit. Më pas ai u ngulit në memorjen historike dhe kombëtare tonën, përmes veprave monumentale që janë vendosur fillimisht në Krujë(1949, autor Janaq Paço), dhe në Tiranë(1968, autor Odise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço).

Busti i tij zyrtar, i vendosur në zyrat me të rëndësishme të shetit, është vepër e Odise Paskalit dhe kjo ka “stampuar” përfytyrimin tonë për Heroin Kombëtar. Ky imazh derdhet në dekorata, stampohet në dokumente zyrtare, në logot e festave etj. Ky imazh nuk ishte fantazi, por një produkt i trashëguar shekull pas shekulli, nga njëri autor tek tjetri.

Padyshim, që pas Odise Paskalit, Andrea Manos dhe Janaq Paços, edhe artistë të tjerë mund të gdhendin shtatore të heroit. Fantazia në art nuk ka kufi. Por imazhi i heronjve dhe njerëzve të mëdhenj të një kombi nuk mund të jenë produkt i fantazisë së artistëve. I njëjti debat u bë edhe në 2020, për shtatoren aspak dinjitoze të heroit që u vendos në Prizren.

Të jemi të qartë: Çdo burri, por ti vësh në kokë një përkrenare me brirë dhie, një shpatë në dorë, një parzmore në gjoks dhe ta lidhësh për mesi më rripa, do të duket si Skënderbeu. Por ai nuk është Skënderbeu. Artistët mund të kenë fantazinë e tyre, por imazhi i heronjve nuk deformohet sipas dëshirës. Nuk mundet që çdo artist të ketë Skënderbeun e tij. Vepra e skulptorit Gëzim Muriqi, mund të jetë e çfarëdo ushtari shqiptar të shekullit të XV, por jo e Skënderbeut. Ky artist dallohet për eksperimentet ekstravagande edhe me shtatoret e Nënë Terezës, duke e transformuar imazhin e saj deri në shpërfytyrim.

Mbretëreshën Teutë nuk e dimë si ka qenë. Por përfytyrimi për të bazohet mbi një kokë statuje të zbuluar shekuj më parë. Ajo është riprodhuar duke i “ndërruar fustanet”, por duke i ruajtur me fanatizëm hijeshinë dhe imazhin fizik. Dikush mund të dalë sot e ta bëjë Teutën si Jenifer Lopez. Ajo do të jetë e bukur, por nuk do të jetë Mbretëresha Ilire.

Ka qindra piktura e skulptura të Aleksandrit të Madh, në forma, përmasa e qasje të ndryshme artistike, por të gjithë kanë ruajtur të njëjtin imazh. Dikush mund të dalë sot dhe ta bëjë atë të ngjajshëm me Kristiano Ronaldon, por ai nuk do të jetë Aleksandri.

Ka mijëra piktura të Napoleon Bonopartit. Pavarsisht talentit dhe qasjes së artistëve, ajo që nuk ndryshon është imazhi. Askush nuk guxon ta bëjë Bonopartin me mustaqe apo mjekërr, flokët e “lëpirë” nuk ia bëjë dot kaçurrela, apo ta veshin me fustan skocez. Mund ta dalë sot dikush dhe të bëjë një pikturë ku Bonoparti ti ngjajë Macronit, por ky do të ishte një karagjozllëk artistik.

Të marrurit me art nuk ka nevoje për leje shtetërore apo licencë. Kanë gdhendur “Skënderbenj” plot nëpër rrugë e shkëmbinj në Shqipëri.
Para disa vitesh na u shfaq diku në anë të rrugës në Kashar një monstër statujë e heorit, që e hoqi policia, aq denigruese ishte. Diku, mbi një ndërtesë private shfaqet majë çatisë një Skënderbe, që duket sikur kërcen si një çingije.

Skulptorë “popullorë” shkrijnë fantazinë, por verat zyrtare që vendosen në sheshe publike, nuk duhet të jenë eksperimente apo instalacione rrugësh. Ka ca gjëra që duhet të jenë të pa prekshme, të pa cënueshme e të pa tjetërsueshme, sepse ato janë geni i këtij kombi, janë pasaporta jonë me të cilën ne mburremi edhe kur jemi në ditë të zeza.

Foto 1: Shtatorja e vendosur ne Sicili
Foto 2: Shtatorja e vendosur ne Prizren
Foto 3: Busti zyrtar i Skenderbeut
Foto 4 dhe 5: Gravura te Skenderbeut

Të Lidhura

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026
Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”
Opinione

Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”

6 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026

“Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund ta bëni!
Aktualitet

“Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund ta bëni!

4 Mars, 2026

‘Kosova është Serbi’! Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin
Aktualitet

‘Kosova është Serbi’! Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin

4 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 4 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 mars 2026

4 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com