InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

31 Gusht, 2024
in Opinione
A A
Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

Nga Lutfi Dervishi

Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëreshëve në prani të kryetares së Kuvendit, Spiropali ka hapur një debat absurd.

Njerëz të zanatit (skulptor, një shkallë më lartë se piktor) thonë se portreti i Heroit Kombëtar shqiptar, Atletit të Krishtit, ideatorit të parë të aleancës eutoatlantike, ngjan më shumë me Edi Ramën, kryeministrin aktual se me Skënderbeun.  Nuk është faji i Edi Ramës që i ngjan Skënderbut sikundër nuk është faji i tij që i ngjan edhe një figurë tjetër të madhe historike, të Shqipërisë, Ismail Beut.

Duket se sa më gjatë qëndron në pushtet, Edi  Rama (tani ka hyrë në vitin e 12 si kryeministër dhe në vitin e 25 që kur u bë per here të parë minister, me gjatë se Brezhnjevi) aq më shumë mëshiron në portretin e tij Skënderbeun dhe Ismail Qemali, duke shkrirë kështu të kaluarën dhe të tashmen në një figurë të vetme madhore për shqiptarët.

Transformimi filloi në mënyrë të heshtur, me lënien e mjekrës. Kur Edi Rama e ndau mendjen për këtë përshpërimat po shtoheshin më shumë se eurot që hidhen në ndërtim në Tiranë. “Shefi po fillon të duket si Ismail Qemali,”.

Për ata që nuk e dinë, Ismail Beu  shpalli pavarësinë në Vlorë më 28 nëntor 1912. Ngjashmëria u bë aq e dukshme sa çdokush ngriti vetullat dhe hapi gojen. Po me Ismail beun nuk është vetëm ngjashmëria pamore. Rama, i cili rastësisht është gjithashtu deputet nga Vlora, filloi të mbajë peshën që i përshtatet shtatit dhe kalibrit të tij, peshën e një njeriu që, në një jetë tjetër, mund të kishte qenë në krye të shqiptareve si gjatë përballjes me osmanët në shekullin e 15 ashtu edhe me lindjen e vështirë të shtetit shqiptar në fillim të shekullit  20.

Fat i madh për vendin që sot ka në krye të punëve një njeri që mëshiron shpirtin luftarak të Skënderbeut dhe urtësinë e diplomacinë  e Ismail Qemalit. Eshtë si të kesh zbuluar “kodin e da Vincit shqiptar”, një kombinim perfekt i pallës së Skënderbeut me fuqinë e penës, dhe të gjitha këto sot i kemi falë vendimit për të lënë mjekër dhe gdhendjes së një shtatoreje.

Dikush e quan rastësi. Një tjetër e ndjen se është fati. Por këtu, kufijtë mes historisë dhe realitetit përzihen më lehtë dhe më shpejt se uji që hidhet për të “larë” qumështin.

Nëse Skënderbeu shpëtoi Europën nga Perandoria Osmane dhe Ismail Qemali shpëtoi Shqipërinë nga harresa, është fat që  Edi Rama tani të gjendet në vijën e parë, duke shpëtuar Bashkimin Europian nga apatia dhe përgjumja.

Kritikët, që shohin vetëm zi, në vend që të gëzohen anatemojnë. Lideri i opozitës e ka quajtur shtatoren  në Itali si një “akt të turpshëm, antikombëtar,” duke e krahasuar atë me zëvendësimin e Bolívarit me Escobar. Ndërkohë, skulptorët dhe kritikët e artit kruajnë kokën, dhe nuk kanë përgjigje per pyetjen pse një politikan i sotëm duhet të përjetësohet në bronz me një përkrenare me brirë dhie ose pse mjekra e Kryeministrit i ngjan aq shumë Ismail Beut?

Pyetje pa kuptim. Pyetja e vërtetë është:  pse u desh kaq shumë kohë për të mbërritur këtu?

Në një vend ku mitologjia dhe realiteti rrëkëllenjë të njëjtën gotë raki, është tragjike që lideri i sotëm mori më kaq vonesë tiparet e heronjve të historisë së Shqipërisë. Trinia e madhe shqiptare—Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu—secili duke mbajtur frontin europianist e ka shpëtuar vendin nga dallgët më të mëdha të historisë;  shekullin XV, shekullin e 20 dhe shekullin e 21.

Ndërsa dielli perëndon mbi shtatoren e Skënderbeut  në sheshin Skënderbej në Tiranë, Ismail Beut në Vlorë dhe Edibeut në Horën e Arbëreshëve në Itali, pyetja a është Edi Rama trashëgimtari i këtyre figurave legjendare,  është një pyetje e rëndomtë retorike.  Edi Rama ka vetëm 12 vjet në pushtet, ndërkohë Skënderbeu qëndroi për 25 vjet. Historia po bëhet, në një mënyrë apo tjetër, dhe qoftë me shpatë, me penë apo mjekër, Shqipëria vijon t’i dhurojë kontinentit plak, shpëtimtarë.

Në kryeqytet, po ndërtohet edhe një kullë (pranë ish 15 katëshit) që do të shfaqë portretin e Edi Ramës. Dhe duke qenë se në sheshin Skënderbej është edhe shtatorja e heroit- dy figurat e mëdha do të duken si binjakë që historia u dha pavdeksinë.

Dhe siç do të thoshte një lab me humorin karakteristik, “Me këtë ritëm, deri vitin e ardhshëm, po të heq mjekrën,  t’i shtohen pak rudhat, të vendose një shami në kokë Rama mund të fillojë të ngjajë edhe me Shën Terezën.”

Në fund të fundit, ky truall gjithmonë ka qenë tokë e mrekullive.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com