InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mungesa e pritave devijuese në lumin Shkumbin, reagon deputeti demokrat/ Boçi: Banorët e lagjeve Baltaver, Cogollarëve dhe Polis i vogël po humbasin të vetmin burim. Askush nuk i dëgjon dhe nuk u vjen në ndihmë

11 Nëntor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Mungesa e pritave devijuese në lumin Shkumbin, reagon deputeti demokrat/ Boçi: Banorët e lagjeve Baltaver, Cogollarëve dhe Polis i vogël po humbasin të vetmin burim. Askush nuk i dëgjon dhe nuk u vjen në ndihmë

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi, një nga zërat më të fuqishëm të opozitës, ka reaguar sot mbi shqetësimin e banorëve të lagjeve Baltaver, Cogollarëve dhe Polis i vogël, në njësinë administrative Shushicë të Elbasanit, me vite rresht kërkojnë ndërhyrjen e Qeverisë dhe të Bashkisë për ndërtimin e pritave devijuese në lumin Shkumbin.
Deputeti demokrat, teksa dëgjoi me shumë kujdes shqetësimin e këtyre banorëve, të cilëve ujërat e lumit Shkumbin po u përpijnë dhjetra hektarë tokë buke e pyje, duke i kthyer ato në zallishte, nënvizoi faktin se këta banorë askush nuk i dëgjon dhe nuk u vjen në ndihmë, ndaj dhe apeloi për vëmendje qeveritare, pasi banorët e këtushëm po humbasin të vetmin burim jetese, shtoi më tej në reagimin e tij deputeti demokrat.

Ja reagimi i plotë i deputetit Luçiano Boçi:

TRAGJEDIA E TOKËS DHE E SHKOLLËS
Banorët e lagjeve Baltaver, e Cogollarëve dhe Polis i vogël, në njësinë administrative Shushicë të Elbasanit, me vite rresht kërkojnë ndërhyrjen e Qeverisë dhe të Bashkisë për ndërtimin e pritave devijuese në lumin Shkumbin.
Ujërat e tij kanë përpirë dhjetra hektarë tokë buke e pyje, duke i kthyer ato në zallishte.
Banorët po u humbasin të vetmin burim jetese, por askush nuk i dëgjon dhe vjen në ndihmë.
Ndërkohë në zyrat e shtetit, i tregojnë me qesëndi një letër-karton, sipas të cilit Shushica na qenka zgjedhur si nje nga 100 fshatrat turistikë.
Një përqeshje gjigande kjo.
Premtimet kanë qenë të bujshme, por asnjë nuk është mbajtur.
Të lënë në harresë e në mëshirë të Shkumbinit, sot ata bëjnë apelin e fundit në prag të shirave dhe përmbytjeve që me siguri do të arrijnë deri tek pragu i shtëpisë.
Nuk mjafton vetëm kjo.
Atyre i shtohet dhe gjendja dramatike e rrugës së rrëmbyer nga lumi.
Fëmijët e lagjeve, duhet të bëjnë një orë e gjysëm në këmbë që të arrijnë shkollën, në shi, në diell, me rrugë e pa rrugë.
Transporti falas i Linditës e Ramës nuk funksionon si në shumë zona.
Jeta e tyre është një bashkësi vuajtjesh, mundimesh, dramash nga e cila, sipas dhe bindjes së vetë banorëve, dilet vetëm me protesta!

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/2205732453003929/

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/2205740353003139/

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/2205736913003483/

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/2205740339669807/

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

Të Lidhura

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026
Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026
“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026
Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 
Aktualitet

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 

15 Maj, 2026
PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026
Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com