Nga Basir Çollaku
Soros-FBI, kush përqafon e kush puth Ramën
Aleks Soros dhe FBI duket se kanë një prani të shtuar në Tiranë. I pari hodhi një foto me një shkëlqim sysh të pazakontë, përqafuar me Edi Ramën, jo aq vëllamërisht sa imazhi. Mungonte vëlla bashkiak Erioni, thua mesazhi lajmëronte fatin e viktimës në pritje gijotine në shtator.
Njëherësh në Tiranë nuk ka munguar një ekip FBI. Charles McGonigal-Rama është një nga shenjat e punëve. Dëshmi për gjobvëniet, bizneset, flirtet e shërbimeve, duke shkundur nga dremitja dhe Strukturën ku janë dosjet. Soros nuk ka munguar me foto ku Rama, Vuçiç dhe KM maqedonas rrinë gatitu përballë tij. As pjesëmarrjet në takime zyrtare në ulëset e Tiranës. Dihet ndikimi në Departament i njeriut të fondacionit. Madje debat në senatin amerikan është bërë shpesh takimet e përmuajshme të tij me Biden-Harris. Apo financimi i prokurorëve me miliona euro në SHBA, ku më pas fituesit kanë vrapuar për padi ndaj presidentit Trump. Në Tiranë nuk ka asnjë sekret se Reforma në Drejtësi ishte paguar nga fondacioni në fillesa e në emërime drejtuesish.
Përse ky përqafim pushimesh tani?
A ka interesa sipas aksiomës, nuk ka dashuri amerikane por interesa amerikane?!
Ku rri zgjuar lepuri?!?!
A kishte duar të tilla në kanabizimin e Shqipërisë një licencë amerikane e heshtur prej tyre?
A kishte interesa në Ballkanin e Hapur?
Po në sanksionimin non grata të Berishës, arrestimin e paligjshëm absurd të tij dhe hetimin me porosi kundër PD?
Në kapitullimin dhe kapjen e reformës në drejtësi, me prokurorë e gjyqtarë darkues me to?
A kanë dijeni, sigurisht po, djemtë e FBI nëse kanë pasur dhe nëse po sa telefona sky-encro, KM Rama, ministrat zyrtarët e drejtësisë, çfarë kanë biseduar me to dhe mbase edhe me Aleksin?!
Në planin për ndarjen e Kosovës, në atë çka denoncoi Haradinaj për hiset e ndara ku përfshihej edhe Vuçiç?
Në fermat e bitcoin?
Në miliardat e kokainës të pastruara në ndërtime në Tiranë e në bregdet?
Në miliardat e Portit të Durrësit?
Në biznesin e mbetjeve toksike?
Në kthimin e Shqipërisë në parajsë fiskale?
Në investimet ajrore në Portin e Durrësit?
Në Sazan e Zvërnec?
Po zyra e DEA në Tiranë a ka dijeni se sa trafik droge kryesisht kokaine ka lejuar KM Rama në porte dhe aeroporte?
Po për paratë e inceneratorëve dhe investimeve e koncensioneve të tjera?
Fotot me vëllain artificial Aleks, janë mesazh për FBI-në, apo sinjal se ende ky vend është nën qeranë e fondacionit?!
Dhe një javë pas vizitës rajonale të shefit të CIA William Burns e qëndrimit dy ditor në Kosovë, aty ku rrezik kryesor është vëllai tjetër i Ramës dhe Aleksit, Aleksandër Vuçiç?!
Kur nuk të çojnë dot për foto si gruaja e Bilalit në konventën e demokratëve në USA, sepse je taksuar si korruptues zyrtarisht i FBI, të japin një foto me krye financuesin e fushatës majtiste, me para të fituara më tepër këndej në viset tona..
Nuk sanksionohet thjeshtë nëse është kohë fotosh, kohë puthjesh, apo kohë këputjesh..
Kjo nuk mbulohet dhe as zbulohet me foto..