InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Duaje Shqipërinë edhe kur atë e drejtojnë hajdutët e ‘Rilindjes’

8 Gusht, 2024
in Opinione
A A
Duaje Shqipërinë edhe kur atë e drejtojnë hajdutët e ‘Rilindjes’

Nga Kim Mehmeti

Duaje Shqipërinë edhe atëherë kur treqind kilometrat nga Shkupi deri në Milot i kalon për tre orë, e njëzet kilometrat nga Miloti deri në Lezhë për dy orë, sepse atë e drejtojnë njerëz që nuk e kanë kuptuar se rrugët janë ‘damarët’ e tokës. Dhe se kur ato mbyllen, siç ndodhë shpesh në Shqipëri, atëherë shteti përjeton ‘infarkt’.

Vazhdo ta duash Shqipërinë edhe kur e dinë se gjysma e qeveritarëve të saj janë në burg. Dhe mos ia dëshiro zvogëlimin e numrit të pushuesve as kur e dinë se në bregdetin e saj jugorë ndërtojnë hotele e shtëpi luksoze edhe narko-mafiozët dhe hajdutët e Bashkisë së Tiranës, edhe atë jo pse duan ta zhvillojnë turizmin, por që t’i pastrojnë parat e pista dhe t’i fshehin ato që ia kanë vjedhur popullit.

Shqipërinë duhet dashur edhe më shumë sot kur ajo ka elita mjerane të pandjeshme ndaj fatit kolektiv të shqiptarëve. Pra sot kur ‘mendimtarët” e saj të ‘pavarur’ i kalojnë pushimet në jug, ku japin nga njëqind euro për një shezllon, ngaqë Piktori ua paguan shtrenjtë heshtjen e të vërtetave si dhe, rolin e ‘vajtojcave’ të shtirura të përnatshme nëpër ekranet televizive.

Duaje pa kushte Shqipërinë edhe kur nuk mund të pushosh në bregdetin e saj jugorë, por në Velipojë, aty ku nuk të shoqërojnë djemtë me makina të shtrenjta që ua kanë blerë baballarët hajdutë, e as bukuroshet që në trup kanë më shumë silikon e botoksë se sa muskuj.

Pra Shqipërinë duhet dashur gjithmonë, edhe kur pushon mes gjyshërve ‘skamnorë’ që asaj ia kanë dhuruar rininë, e që tani kujdesen për nipërit e mbesat e tyre si dhe, mes djemve e vajzave që i mbajnë për dore prindërit e tyre pleq, e të cilët nuk i freskon gjithaq uji i detit, sa kujdesi dhe dashuria e pasardhësve të tyre.

Duaje dhe ndihmoje edhe më shumë Shqipërinë e sotme, këtë që e drejtojnë hajdutët e ‘Rilindjes”, e të cilët ndaj saj sillen si piratët ndaj anijes që u ka rënë në duar: pasi ta plaçkitin, të duan edhe ta fundosin. Që kurrë as ata vetë të mos e marrin vesh se cili prej tyre çka dhe sa ka vjedhur prej saj. (Kim Mehmeti)

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com