InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Sali Berisha: Përjashtimi nga votimi i qindra qytetarëve të Himarës, antikushtetues

4 Gusht, 2024
in Politikë
A A
Sali Berisha: Përjashtimi nga votimi i qindra qytetarëve të Himarës, antikushtetues

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me procesin e votimit të mbajtur këtë të diel në Himarë, ku përballë njëri-tjetrit garojnë Vangjel Tavo nga kampi socialist dhe Petro Gjikuria nga kampi opzitar.
 
Berisha e ka quajtur antikushtetues moslejimin e votimit të qindra qytetatëve të cilët s’u lejuan të votojnë për shkak të skadimit të mjetit identifikues.

“Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea”, tha ai.
 
Berisha theksoi se ky standard nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.
 
“Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral”, deklaroi kryedemokrati.

Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron.

Ndërkaq, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se procesi i votimit në Himarë po shkon normalisht.

Sa i takon çështjes së kartave të skaduara, ai theksoi se nuk është kompetencë e institucionit që drejton.

Celibashi pranoi se janë 6 mijë zgjedhës me karta identetite të skaduara por se kjo shifër ka qenë dhe vitin e kaluar.

“Është e vërtetë që janë 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme. Do të duhet të them që e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluara. Përse për këto zgjedhje nuk u mor vendim nga qeveria për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit nuk mund ta them”.

Ai theksoi se nuk “kemi pasur një komunikim ditën e sotme se nuk është se do të kishte zgjidhje ditën e sotme”.

“Kjo çështje do të duhej të ishte zgjidhur më parë. Është një çështje që lidhet me interesin e votuesve për të disponuar një dokument identifikimi e më pas autoritetet përgjegjëse shtetërore duhej t’i përgjigjeshin interesit. E njëjta gjë qëndron dhe për partitë. Nuk po përpiqem të shmang gravitetin apo shkakun por lidhet me interesin e kandiduesve, dhe të partive”.

I pyetur pse nuk u mor një vendim nga ana Këshillit të Ministrave me një akt normativ për këtë çështje dhe nëse ka komunikuar KQZ me Ministrinë e Brendshme, ai tha se, “ne e kemi bërë këtë komunikim sa herë ka pasur kërkesë nga partitë politike. Nuk e kemi pasur në këtë rast një kërkesë të tillë zyrtare nga partitë. E kemi pasur në mënyrë informale ditët e fundit për hir të së vërtetës, por mbetet jashtë sferës së përgatitjes dhe vëmendjes së KQZ”.

Natyrisht, shtoi Celibashi, “është një çështje që mund të diskutohet dhe secili prej të interesuarve mund të ketë këndvështrimin e tij lidhur me këtë çështje. Ne nuk kemi pasur një komunikim me përfaqësues të qeverisë apo Ministrisë së Brendshme ditën e sotme, se nuk do kishte zgjidhje sot. Nëse do kishte zgjidhje do duhej bërë ditë më parë. Është një çështje që në fund të fundit lidhet me interesin e vetë votuesve për të pasur një dokument identifikimi ditë më parë. Më pas autoritetet përgjegjëse do të duhet t’i përgjigjen këtij interesi”.

Celibashi shtoi se, “në përgjithësi procesi ka shkuar qetë që do të thotë se ka pasur raste kur janë evidentuar problematika. Kemi raportim për një qendër votimi ku ka pasur persona të paautorizuar që mbanin shënim personat që votonin. Kanë ndërhyrë përfaqësuesit e KQZ dhe tashmë është zgjidhur”.

“Ka pasur një incident me përfaqësues të medias në Lukovë, të cilët nuk janë lejuar të filmonin. Në Shqipëri është lejuar që kameramanë, gazetarë të filmojnë në qendrat e votimit. Nëse një komisioner nuk ndihet komod me këtë gjë atëherë do të duhet të lërë detyrën”, tha më tej Celibashi.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com